A i gjykoj dhe refuzoj lehtë njerëzit?

Dec 11 • Meditimi i ditës

11 dhjetor 2015 – e premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Sa më shumë t`i përgjërohemi Zotit, aq më shumë e ndiejmë praninë e tij.

Prej dite në ditë, gjithnjë e më shumë, na tërheq kah Zemra jote e butë.

 

Liria

 

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë nga vdekja.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të kërkoj falje.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 11, 16-19

 

16 Me kë ta krahasoj këtë brezni? U përngjet djaloshave që rrinë në sheshe e u thërrasin shokëve 17 e u thonë:

‘Ne u ramë për ju fyejve e ju nuk kërcyet;

bëmë gjëmë e ju nuk vajtuat!’

18 Erdhi Gjoni: ai s’ha as s’pi e thonë: ‘Është i djallosur! 19 Erdhi Biri i njeriut: ai ha e pi, e thonë: ‘Ja, grykësi e pijaneci! Miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve!’ Por dija përligjet nga veprat e veta!”

 

  Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Mateu edhe një herë na paraqet Jezusin dhe Ekziston një ndjenjë e pakënaqësisë në mesin e njerëzve. Janë infantil (foshnjarak) në përgjigjet dhe sjelljen e tyre. As njëri as tjetri nuk i plotëson kriteret që njerëzit i kishin përcaktuar. Ata të dyja në shkak që njerëzit të ndihen të parehatshm edhe të shqetësuar. Për këtë arsye i patën refuzuar menjëherë –Jezusin dhe Gjonin.

– O Zot, te këta njerëz po dalloj diçka edhe lidhur me përgjigjet, dyshim edhe sjelljen time. Nuk jam gjithmonë i hapur për të dëgjuar dhe pranuar ata që janë ndrysh Lehtë i gjykoj dhe refuzoj njerëzit. Sot veçanërisht kam nevojë për ndihmën tënde.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

 Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »