Ta ndjekësh Jezusin – të vuash me të
12 dhjetor 2015 – e shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
Prania e Hyjit
Ndalem një moment
dhe mendoj për dashurinë dhe hirin që Zoti e ndikon mbi mua,
se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempullin e tij…
Liria
Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.
Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i lirë nga lakmia dhe egoizmi.
Ma përkujton se gjërat më të mira në jetë janë falas – gratis.
Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.
Ndërgjegjësimi
Të jesh i vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.
O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;
Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.
Më mëso se si të përqendrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.
Ta vërej bukurinë që më rrethon,
mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…
Gjithmonë duhet qenë i vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.
Fjala
Fjala e Hyjit vjen tek ne nëpërmjet Shkrimit Shenjt.
Shpirti Shenjt ma ndriçoftë mendjen dhe zemrën në mënyrë që t`u përgjigjem nxitjeve të ungjillit.
Që t`i dua të afërmit si vetveten.
Që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.
Mt 17,11-13
11 Ai iu përgjigj:
“Po, Elia do të vijë dhe do të vërë çdo gjë në vend të vet. 12 Porse, unë po ju them se Elia ka ardhur, por ata nuk e njohën e bënë me të gjithçka deshën. Kështu edhe Biri i njeriut do të pësojë shumë prej tyre.”
13 Atëherë nxënësit e kuptuan se u foli për Gjon Pagëzuesin.
Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:
– Konteksti i kësaj çështjeje është shndërrimi, dëshmitarë të të cilit kishin qenë rrethi i ngushtë i nxënësve. Elia pat vuajtur në kohën e vet, dhe Jezusi ua bën të qartë se të shkosh pas tij do të thotë të vuash me të.
– O Zot, ndërsa po e vazhdoj udhëtimin e kohës së Ardhjes ndihmomë të bëhem i/e vetëdijshëm/e për të gjitha sfidat që më shfaqen gjatë ndjekjes. Mënyra jote e jetesës është për mua sfidë që nga momenti i lindjes sate.
– Skena e grazhdit për Krishtlindje ka kuptim vetëm në dritën e kryqit.
Bashkëbisedimi
Nxënësit ia kanë bërë Jezusit një pyetje për të dëgjuar çfarë do t`u thoshte. Në lutje edhe unë do t`i vendos para Jezusit gjithë atë çka më çudit, pyetjet që i kam dhe me vëmendje do të përgjoj çfarë do të më thotë.
Përfundimi
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen
« Shërbëtorin e Zotit e pretë kurora e drejtësisë Bëni vepra të mira me gëzim »