Hapja e Derës së Mëshirës në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë

Dec 13 • Kisha në Kosovë

Sot, më 13 dhjetor, në të dielën e III të Ardhjes, e ashtuquajtur Gaudete –  e Diela e Gëzimit, u bë hapja e Derës së Mëshirës në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë, ashtu si në të gjitha katedralet e botës katolike, sipas vendimit që Papa Françesku kishte caktuar që kjo e diele të jetë dita kur do të hapen Dyert e Mëshirës në katedralet e Kishave lokale në të gjithë botën. Sot edhe Papa e hapi Derën e Mëshirës në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, që është kisha katedrale e ipeshkvit të Romës, pra Kisha Katedrale e tij.

Sipas ritit të hapjes së derës së mëshirës, parashihet mbledhja e besimtarëve në një kishë afër ose në një vend tjetër të përshtatshëm, ku Ipeshkvi i thërret besimtarët në vetëdijesimin dhe rëndësinë e Jubileut të Mëshirës, për një vit të pajtimit, të hirit dhe të ecjes drejt Zotit Mëshirë. Pas lutjes së paraparë, ku theksohet liria e popullit të Zotit, si dhuratë e Tij për mbarë njerëzimin, lexohet një pjesë e ungjillit të mëshirës.

Ne ishim bashkuar sot në hyrje të katedrales (e quajtur sagrata), bashkë me ipeshkvin tonë Imzot Dodë Gjergji dhe meshtarët, ku nisi riti i hapjes së derës së mëshirës.

Pas një hyrje me fjalë grishje dhe pasi shpjegojë rëndësinë e këtij riti të shenjtë, dhe lutjes së caktuar në rit, Ipeshkvi i tha fjalët: “Hapni dyert e drejtësisë, do të hyjë e do t’i thurim lavde Zotit” (Ps 118, 19). Dhe derisa hapte derën, ipeshkvi vazhdojë: “Është kjo dera e Zotit: nëpër të do të hyjmë për të fituar mëshirën dhe faljen.” Pas këtyre fjalëve, Ipeshkvi hapi derën, e puthi dhe për një moment qëndroj në heshtje duke u lutur.

Riti vazhdojë me procesion deri te altari i katedrales, që është pika e tretë e ritit. Procesioni në këtë rit është për të shprehur natyrën e kishës në shtegtim, siç e thotë edhe Papa në bullën e tij “Misericodriae vultus”, e në mënyrë të veçantë do të jetë shenjë e veçantë e këtij Viti të shenjtë të Mëshirë. Ne ecim e shtegtojmë për ta takuar mëshirën e Zotit, që është qëllimi jonë.

Ipeshkvi me librin e Ungjijve, të prirë nga kryqi, kemi dhe ministrantët, e vazhdoi procesionin në drejtim të altarit të katedrales. Meshtarët e ndiqnin pas, kurse kori këndonte këngën “Mëshirës tënde, o Zoti im, përgjithmonë do t’i këndoj”.

I gjithë populli besimtarë, e vazhduan ritin e hyrjes nëpër Derën e Mëshirës, duke e puthur, duke kënduar e duke ecur pas bariut të tyre.

Pika e rashës në rit ishte përkujtimi i pagëzimit, stërpikja me ujë të bekuar, që përkujton pagëzimin tonë, ripërtëritjen, aktin e pendesës dhe daljen tonë të pastër para fytyrës së Zotit të mëshirshëm, ashtu siç edhe këndohet në Psalin 50, 9: “Më stërpik me hisop e do të bëhem i pastër, më laj e do të bëhem mi i bardhë se bora”.

Pas kësaj filloi mesha e shenjtë. Ipeshkvi në homelinë e kësaj dite u përqendrua në rëndësinë e Vitit të Mëshirës, duke i thirrur të gjithë besimtarët që ta shfrytëzojnë për ta fituar mëshirën e Zotit. U ndal në shpjegimin e Derës së Mëshirës dhe domethënien e saj për të gjithë ne.

Të dielën e ardhshme, të katërtën të Ardhjes, më 20 dhjetor, Ipeshkvi do të hap derën e tretë të Mëshirës në Shenjtëroren e Shën Ndout në Gjakovë.

Të jemi të mëshirshëm edhe ne, sikurse është Aty unë në qiell. Të jemi edhe ndaj të tjerëve të mëshirshëm, të komunikojmë me të tjerët me ndjenjën e faljes, pajtimit që ta përjetojmë dashurinë dhe hirin e Zotit në jetën tonë të përditshme.

 

Teksti: Revista Drita

Fotografitë: Prishila Marku

Shpërndaje

Comments are closed.

« »