Jezusi e vlerëson fenë e gjallë dhe të pakomplikuar

Dec 14 • Meditimi i ditës

14 dhjetor 2015 – e hënë, Shën Gjoni i Kryqit, MOMENTI I SHENJTË – lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezusi pret për të hyrë në zemrën time, në heshtje dhe në mënyrë të padukshme.
Ai vjen me dashuri dhe fuqi të pamasë.
Më përshkoftë gëzimi pse jam në afërsinë e tij.

 

Liria

 

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.

Po edhe të isha fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençur.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj nga prapa,
q jam i aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 21, 23-27

 

23 Kur Jezusi hyri në Tempull e aty po mësonte, iu afruan kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit dhe i thanë:

“Me ç’pushtet je duke bërë kështu? Kush ta dha këtë pushtet?”

24 Ai u përgjigj:

“Edhe unë do t’ju bëj një pyetje të vetme. Nëse ju më përgjigjeni, edhe unë do t’ju tregoj me ç’pushtet i bëj këto. 25 Nga ishte pagëzimi i Gjonit: Nga Qielli apo nga njerëzit?”

Por ata mendonin me vete: “Në qoftë se themi: nga Qielli’, ai do të na thotë: ‘Përse atëherë nuk i besuat?’ 26 e nëse i përgjigjemi: ‘prej njerëzve’, kemi frikë popullin, sepse të gjithë e mbajnë Gjonin për profet.”

27 Atëherë iu përgjigjën:

“Nuk e dimë!”

“As unë, pra, ‑ u tha ai ‑ s’po ju tregoj me ç’pushtet i bëj këto vepra!”

 

Ç´dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm nga Shkrimi i Shenjtë:

 

– Jezusi nuk lëshohet në biseda të kota. Ekzistojnë momente kur as fjalët as sasia e së thënës nuk vlejnë. Do të lus që të mund të di kur duhet të flas, e kur të hesht.

– A sillem edhe unë si priftërinjtë dhe pleqtë: marr në pyetje, diskutoj, sjell përfundime, komplikoj, mërzis? Jezusi e vlerëson fenë që është e gjallë, e angazhuar, zemërgjerë dhe nuk është e komplikuar. Duke kaluar kohën me Jezusin do të jem i/e kujdesshëm/e dhe nuk do ta teproj me fjalë.

 

Bashkëbisedimi

 

Dhuntia e të folurit është një dhuratë e jashtëzakonshme.

Bëj që këtë dhuratë të mund ta përdori me dashamirësi.

Qofsha i ngadalshëm kundrejt fjalëve të vrazhda që plagosin,

kundrejt fjalëve të thëna në zemërim.

Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër që do të të besoj gjithmonë.

Faleminderit që më do.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »