Meshë në Katedralen Nënë Tereza për Marshin e Vdekjes në Ballkan gjatë Luftës I Botërore

Dec 16 • Kisha në Kosovë

“Lutja për shpirtrat e të rënëve në luftëra, është vepër e mëshirës për të vdekurit, është mbamendje kolektive për tmerrin e luftës dhe respekt për sakrificat e njerëzve. Njëkohësisht, është thirrje e ndërgjegjes, që njerëzit mbi tokë t’i zgjidhin konfliktet dhe mosmarrëveshjet me dialog dhe të mos lodhën kurrë duke kërkuar mundësinë për marrëveshje. Marrëveshjet, sa do që janë të dhimbshme janë më të mira se lufta.”

 

Kanë kaluar 100 vjet nga Marshi i Vdekjes në Ballkan në Luftën I Botërore, që mbahet mend për tmerrin dhe dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të zënë robër dhe pastaj të masakruar.

Për të kujtuar këtë ngjarje të paharruar, Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, në bashkëpumin me Ambasadën e Austrisë dhe Ipeshkvinë e Kosovës, dje kanë organizuar një meshë përkujtimore dhe lutje në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Pjesë e meshës përkujtimore për të rënët e Marshit të Vdekjes në Ballkan, ishin ambasadori i Hungarisë Laszlo Markusz, si dhe ai i Austrisë Gernot Pfandler, personalitete të trupit diplomatik në Kosovë, Gjenerali i KFOR-it Guglielmo Luigi Miglietta, personalitete tjera të politikës dhe kulturës në Kosovë.

Katedralja ishte mbushur përplot, pasi kjo meshë koniçindojë me meshën e studentëve dhe rrëfimin e organizuar për festën e Krishtlindjes.

Meshën e udhëhoqi ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili në homelinë e rastit kujtojë këtë ngjarje të tmerrshme të luftës. Ai pasi tregoj arsyen e lutjes së sotme, bëri thirrje që mos të përsëriten kurrë më luftërat, por gjithmonë të gjenden mënyrat për dialog dhe marrëveshje mes njerëzve dhe popujve, sepse “Marrëveshjet sado që janë të dhimbshme janë më të mira se lufta”, tha Imzot Dodë Gjergji.

Homelinë e Imzot Dodë Gjergjit mund ta lexoni të plotë në likun më poshtë:

Linku: Homelia e Imzot Dodë Gjergji

 

Teksti: Rev. DRITA

Fotografitë: Besim Ndau

Shpërndaje

Comments are closed.

« »