Ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes në Katedrale

Dec 16 • Kisha në Kosovë

Pas meshës së mbrëmshme, më 15 dhjetor, rreth ores 19:00, që ishte e përgatitur për të përkujtuar të rënit e luftërave të shekullit të kaluar, e në veçanti ata të Luftës I Botërore, me rastin e 100 vjetorit,  në Katedrale, në pranin e shumë të rinjve, studentë, ambasadorë, të gjeneralit të KFOR-it Guglielmo Miglietta dhe besimtarë të shumë, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndezi solemnisht dritat e Pemës së Krishtlindjes në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila e simbolizon Jezu Krishtin, Drita që e shndritë errësirën e botës.

Pema e Krishlindjes në Katedrale ndizet tash disa vjet në periudhën e dytë të Kohës së Ardhjes, në fillim të nëntëditshit të Krishtlindjes dhe në ditën kur organizohet rrëfimi për studentë dhe mesha, që zakonisht Ipeshkvi i Kosovës e kremton për të uruar përgatitje sa më të mirë të rinjve të të gjitha famullive që studiojnë në Prishtinë.

Edhe ky rast është momenti i bukur dhe festiv për të bërë ceremonin e ndezjes së Pemës, me të rinjtë, që sikurse kjo pemë e gjallë, e gjelbër, tregon gjallërinë e Kishës sonë me të rinjtë, që është shpresa dhe ardhmëria jonë.

 

Teksti: M. Amanda Shkoza

Fotografitë: Besim Ndau

Shpërndaje

Comments are closed.

« »