Ninullë (këngë djepi) shumë e veçantë

Dec 24 • Meditimi i ditës

24 dhjetor 2015 – E enjte, Nata e Krishtlindjes, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ajo që është pranë meje është diçka që do të më formojë dhe udhëheq.

E marr me mend praninë e Zotit: në mua, ai është gjithmonë këtu, gjithmonë me dashuri,

në mesin e shumë ndikimeve që më rrethojnë dhe prekin.

Ndalem dhe lus që Zoti

të më formojë dhe udhëheq, tani në këtë moment.

 

Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

 

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Lk 1, 67-79


67 Atëherë Zakaria, i ati i tij, u mbush me Shpirtin Shenjt dhe profetizoi:

68Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit,

që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!

69 Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë

në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

70 sikurse premtoi kaherë me gojë të profetëve të tij të shenjtë:

71 se do të na shpëtojë prej armiqve tanë dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;

72 se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë e do t’i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë

73 e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë, se do të na e bëjë të mundshme 74 t’i shërbejmë pa frikë,

të çliruar nga duart e armikut 75 në shenjtëri e drejtësi para tij për çdo ditë të jetës sonë.

76 E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, sepse do të shkosh përpara Zotit për t’ia përgatitur udhët,

77 për ta vënë në dijeni popullin e tij se Hyji do ta

shëlbojë duke ia falur mëkatet e tij,

78 në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë

që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,

79 për të shndëritur ata që gjenden në errësirë dhe në hijen e vdekjes,

për t’i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Edhe pse ishte njeri i mirë, Zakaria nuk besoi në lajmin e mirë të ardhjes së fëmijës të shumë- Ai u bë memec. Tani që ia jep emrin djalit të tij – Gjon, që do të thotë “Perëndia është i mëshirshëm” – gjuha e tij u lirua, dhe ai filloi këngën e tij të mrekullueshme profetike.

– Lutja e Zakarisë është lutje mëngjesore që e lusin me mijëra njerëz çdo ditë. Do ta lexoj ngadalë në mënyrë që fjalët ta zbulojnë domethënien e tyre: sot – për mua.

– Me sa besim dhe gëzim e shpall bujarinë e Hyjit? Apo mungesa e besimit më bën memec? A besoj me të vërtetë se Zoti më ka shpëtuar?

– Shumë shpesh e ndiej zbrazëtinë, errësirën, heshtjen në mua. Megjithatë, pikërisht aty Shpirti i Shenjtë jeton dhe lëviz. O Zot, faleminderit për ardhjen tënde në botë. Faleminderit që ke ardhur edhe për mua. Më ndihmo që të mund të tërhiqem çdo ditë në qetësinë e zemrës sime, dhe të të takoj atje,në dashuri dhe adhurim.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe të lutjes mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »