Një jo i krishterë shkruan për Lindjen e Krishtit

Dec 24 • Këndvështrime

 

Jean-Paul Sartre, njihet si filozof ekzistencialist nihilist, jo i krishterë dhe jo besimtar. Në vitin 1940 kishte shkruar një vepër mbi Krishtlindjen, i shtyrë nga disa të burgosur të krishterë në burgjet naziste. Ky libër përbënë fragmente mbresëlënëse mbi Lindjen e Jezusit. Po ashtu Sartre është një shkrimtar që paraqet bukur botën e brendshme, shpirtëroren e personazheve. Sartre tregona se Jezusi është Personi që nuk mund të mos e marrësh shqyrtim, meditim, edhe atëherë kur nuk e pranon si Zotin dhe Shpëtimtarin e njerëzimit.

Më poshtë po sjellim një fragment të këtij libri, kur flet për personazhin e Virgjërës Mari dhe si ajo komunikon me foshnjën e vet në mënyre të butë soditëse. Ky fragment mund të konsiderohet njëra nga perlat e letërsisë për Krishtlindje : 

«Jezu Krishti është biri i saj, mishi i mishit të saj dhe fryt i kraharorit të saj. Ajo e ka bartur për nëntë muaj dhe ajo do t’i jap gji e gjiri i saj do të bëhet gjaku i Zotit (…). Ajo e ndjen njëkohësisht se Krishti është biri i saj, fëmija i vogël i saj, dhe biri i Hyjit. 
Ajo e shikon dhe mendon: “Ky Zot është biri im. Ky mish hyjnor është mish i im. Ai është bërë prej meje, i ka sytë e mi dhe kjo formë e gojës së tij e ka formën e gojës sime. Ky fëmijë më përngjan. Është Zot dhe më përngjan!” 

Asnjë grua nuk e ka pasur Zotin për vete në këtë mënyrë. Një Zot i vogël, i cili mund të merret në duar e të përkëdhelet me puthje, një Zot krejt i ngrohtë që qeshet e ja ndjejmë frymëmarrjen, një Zot që mund ta prekësh e që jeton.»

Fotografia në ballinë: William A. Bouguereau. Përkëdheljet e para. 1866. Nga Koleksioni privat.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »