Programi i Krishtlindjes 2015 në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë
Ju njoftojmë me programin e Krishtlindjes 2015, në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë.
24 dhjetor – Vigjilja e Krishtlindjes
Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, organizon pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes 2015, në Vigjilje më 24 dhjetor ora 18:00 – 20:00 në Rezidencën e tij, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ora 24:00: Mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë.
25 dhjetor – Dita e Krishtlindjes
Ora 11:00: Mesha në Kishën Shën Ndou në Ulpianë, Prishtinë.
Ora 18:00: Mesha në Kishën Shën Ndou në Ulpianë, Prishtinë
Për shumë mot Krishtlindja!
Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës
« Foshnja ngjall shpresa dhe ndjenja të thella Mesazhi i Imzot Dodë Gjergjit për Krishtlindjet 2015 »