Solidariteti midis brezave

Dec 27 • Meditimi i ditës

27 dhjetor 2015 – e diele, Familja e Shenjtë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Qetësohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

 

Shumë vetë në këtë moment janë duke pësuar tmerret e luftës.
E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë time
dhe lus për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit.

 

Ndërgjegjësimi

 

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i sinqertë se si jam.

Si ishte dita e kaluar? Si po e ndjej veten tani?

Krejt hapur do t`i ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 2, 41-52

 

41 Prindërit e tij për çdo vit shkonin në Jerusalem për të kremten e Pashkëve.42 Kur Jezusi i mbushi të dymbëdhjetat, u ngjitën sipas zakonit të festës. 43 Si kaluan ato ditë, ata u kthyen, kurse Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij. 44 Duke qenë të bindur se është me turmën, ecën ashtu një ditë rrugë e atëherë zunë ta kërkojnë ndër kushërinj e të njohur. 45Pasi nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar.

46 Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. 47 Të gjithë ata që e dëgjonin, i mrekullonte dija dhe përgjegjet e tij. 48 Kur e panë, u çuditën dhe e ëma i tha:

“Ç’na bëre kështu, o bir? Ja, yt atë dhe unë të kërkuam plot pikëllim!”

49 Ai iu përgjigj:

“Po, pse më kërkuat? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?”

50 Por ata nuk morën vesh çka deshi t’u thotë.

51 Atëherë Jezusi u kthye me ta, erdhi në Nazaret dhe i dëgjonte. E ëma i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje.

52 Ndërkaq Jezusi përparonte në dije, në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve.

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Pak dimë për Jozefin, përveçse me përkushtim e ka ruajtur Jezusin dhe Marinë. Ai është mbrojtës i të gjithë atyre që përkujdesen; në dashuri dhe punë është përkujdesur për të më të dashurit e tij. Ka qenë njeri besimi që prej engjëllit të Zotit e ka kuptuar se çfarë kërkohet prej tij, dhe këtë e ka bërë. Jezusi ka bërë edhe atë çfarë ka bërë Jozefi dhe prej njerëzve me të cilët është rritur – Jozefin dhe Marinë – ka mësuar atë më të mirën. Lutja mund të na përkujtojë sesi nëpërmjet fesë dhe dashurisë së të tjerëve edhe ne jemi rritur në fe dhe dashuri.

– Sot e përkujtojmë familjen e shenjët. Një familje gërsheton breza të ndryshëm. Njerëzit e vjetër mund të na duken të parëndësishëm ose madje problematik, por posedojnë një mençuri të madhe. Zoti lehtë bashkëpunon me ata, sepse e kanë një zemër të lirë. Do të lus për hir: t`i respektoj të moshuarit dhe të mësoj prej tyre.

– E paramendoj sikur jetoj afër shtëpisë së Jozefit dhe që Maria shpesh më thërret te shkoj tek ta. Parapëlqej te rri atje, kam qejf të luaj me fëmijën. Kur Jezusi buzëqesh zemra ime shkrihet. 

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus i dashur, po ta hap zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti kujdesesh sot për mua,

Se do të kujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »