Urimet dhe bashkëndarja e gëzimit për Krishtlindje

Dec 27 • Kisha në Kosovë

Festat janë gjithnjë ato që i bashkojnë njerëzit. Një ndër momentet e këtij bashkimi dhe urimi është edhe pritja solemne për festa të mëdha, Krishtlindje dhe Pashkë. Janë çaste të bukura kur të gjithë njerëzit, të bashkuar rreth Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit, urojnë për festat: besimtarë e jo besimtarë, klerikë e laikë, miq e dashamirë, të moshuar e të rinj, burra e gra, njerëz të kulturës dhe njerëz të thjeshtë…. Është e bukur, kur pa dallim, bashkohen për të bashkëndarë gëzimin e festës.

Ky është edhe qëllimi i këtyre momenteve të përbashkëta.

Këto fotografi ilustrojnë këtë takim festiv për të shkëmbyer urimet e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 2015, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »