Sytë e përlotur shohin më kthjellët

Dec 28 • Meditimi i ditës

28 dhjetor 2015, hënë, Fëmijët e pafajshëm, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Është e mrekullueshme të jesh gjithmonë së bashku me shokë/shoqe, në afërsi të tyre.
Kur jam me ty, o Zot, e di se unë jam në praninë e Krijuesit tim.
Më ke krijuar nga dashuria.
Madje të gjitha qimet në kokën time janë të numëruara.
Prania jote, o Zot, është më e madhe se gjithçka.

 

Liria

 

Me anë të hirit të Hyjit më është dhënë jeta në liri.
Ndjehem i/e lirë për të shijuar të mirat që Ai i ka krijuar për mua.
Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj në mënyrën që ti e ke paramenduar,
me besim të plotë në kujdesin tënd për mua.

 

Ndërgjegjësimi

 

Kur t`i kthehem detyrave të mia të përditshme,
ma kujto, o Zot,
se ti je gjithmonë me mua.
Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 2,13-18

 

13 Pasi u nisën Dijetarët, ja se, engjëlli i Zotit iu dëftua në ëndërr Jozefit e i tha: “Çohu, merre fëmijën dhe të ëmën e tij e ik në Egjipt. Rri atje derisa të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë.” 14 Ky u çua, natën e mori fëmijën dhe të ëmën e tij e shkoi në Egjipt. 15 Banoi atje derisa vdiq Herodi që të plotësohej fjala e Zotit e thënë me gojë të profetit: “Nga Egjipti e thirra Birin tim.”

16 Atëherë Herodi, kur pa se e mashtruan Dijetarët, u zemërua së tepërmi dhe urdhëroi të vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Betlehem dhe në mbarë rrethinën e tij dy vjeç e poshtë ‑ sipas kohës që me kujdes e mori vesh nga Dijetarët.

17 Atëherë u plotësua fjala e Jeremisë profet:

18 “U dëgjua një klithmë në Ramë

‑ vaj e gjëmë e madhe:

vajton Rakela fëmijët e vet

e nuk do të pajtohet ‑ sepse nuk i ka më!”

 

 Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Herodi kishte frike që fëmija do ta rrezonte nga froni. Për këtë arsye e ndjen veten të detyruar ta mbyste atë fëmijë. E pra, Jezusi dëshiron t`ia sjell jetën me plotësi dhe lirinë e vërtetë.

– Do ta paramendoj veten sikur jam duke udhëtuar së bashku me Familjen e shenjtë ndërsa ikin në Egjipt dhe u shërbej duke u kujdesur për fëmijën. Maria kështu mund te çlodhet pakëz. Me falënderojnë, kjo ma prek zemrën – ndoshta lëshoj ndonjë lot. Atëherë zëri i vogël m`i përkujton aq shume familje të përndjekura, refugjatë, të emigruara nëpër mbarë botën. Lus që ta shoh e kuptoj çfarë duhet të bëj që t`u ndihmoj.

  – Zot, ke ardhur në këtë botë i varfër dhe i pafuqishëm. Ke jetuar në mesin e të pafuqishmëve dhe nevojtarëve. Më bëj më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të të pafajshmëve. Më bëj më aktiv në mbrojtjen e tyre, gjithmonë duke kujtuar se atë që ia bëj “më të vegjëlve” ta bëj ty.

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta në bazë të tekstit të Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »