Hipoteza të medieve: Papa Françesku do të vizitojë Kosovën

Dec 31 • Kisha në botë

 

Disa agjenci botërore kanë dhanë lajmin hipotetik, jo zyrtar, se Papa Françesku do të mund të vizitojë Kosovën gjatë vitit 2016.

Një vizitë e Papa Françeskut në Kosovë, do të ishte historike dhe dhuratë e madhe për ne, porse për një gjë të tillë nuk ka konfirmim zyrtar nga Selia e Shenjtë. Këto lajme, tash për tash, duhet të mbesin vetëm dëshira të bukura, ndonëse një vizitë e mundshme, pas shenjtërimit të Nënë Terezës, do të mund të konsiderohet më reale, pasi ky Papë nuk pushon të befasojë Kishën dhe botën.

Shpresojmë fortë se edhe Kosova do të punojë për të ndihmuar realizimin e një dëshire të këtillë.

(Revista Drita)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »