PËRKUJTIM: Meshë në Katedralen “Nënë Tereza” në 10 vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Mark Sopit dhe Dr. Ibrahim Rugovës

Jan 6 • Kisha në Kosovë

Sivjet mbushen 10 vjet qëkur Imzot Mark Sopi, ipeshkvi ynë i ndjerë dhe Presidenti Rugova, në një interval kohor prej dhjetë ditës, kanë kaluar në amshim.

Për të shënuar këtë përvjetor, Ipeshkvia e Kosovës në bashkëpunim me Familjen Sopi dhe Rugova, organizon meshë në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, të martën, më 12 janar 2016, në ora 18:00 në Katedrale.

Pas meshe do të hapet një ekspozitë me veprimtarinë e këtyre dy personaliteteve në Katedrale, e cila do të jetë e hapur deri më 22 janar 2016.

Kurse në Klinë, ku i ndjeri Imzot Mark Sopi e ka kaluar veprimtarinë më të gjatë të jetës së tij si meshtarë, do të organizohet një Akademi Përkujtimore, më 9 janar 2016, në të cilën do të ligjërojnë njohësit e personit të tij në aspekte të ndryshme.

(Rev. Drita)

12468083_10153913564807962_1856463711_n

Shpërndaje

Comments are closed.

« »