Shpirti i lutjes

Jan 8 • Këndvështrime

Vendimet e reja, që javën e kaluar dukeshin shpresëdhënëse, me kalimin e kohës në vitin e ri, disi tashmë kanë filluar të humbasin në të përditshmen.

Edhe me lutjen mund të ndodhë e njëjta gjë. Lutja na mbush me energji, entuziazëm, por nganjëherë mund të jetë monotone, madje e mërzitshme. Kjo nuk duhet të na shqetësojë. Tonet dhe ngjyrat e lutjes formohen në bazë të sukseseve dhe rënieve të përditshme si dhe të disponimeve, ngritjeve dhe uljeve, të cilave iu nënshtrohemi çdo ditë. Zoti që e takojmë në lutje të gjitha këto i njeh. Nuk jemi njerëz që shumë lusim, Jezusi këtë e di. Na njeh dhe mbetet miku ynë për të gjitha kohët.

Lutja është e thjeshtë – ky është miqësimi i ynë me misterin e Hyjit. I lejojmë Zotit për të qenë miku ynë gjatë gjithë jetës. Shën Injac Lojola na thërret ta fillojmë lutjen pikërisht ashtu. Ai thotë: “Do ta marr me mend sesi Zoti më shikon”.

Shën Terezja e Avilës thotë: “Vështroje Zotin që të vështron, me dashuri dhe përvujtëri.” Ndërsa një prej mistikëve francez kishte shkruar: “Më shikove dhe vure buzën në gaz.”

Çelësi është tek lidhja. Meqenëse besojmë që jam i/e dashur, i lejoj Zotin të më shikojë, vështrojë. Lutja atëherë shndërron çdo ditë edhe atë të zakonshmen. “E tanishmja” e bën momentin e hirit shenjtrues dhe të gëzimit. Mund të ndodh edhe ndërsa je duke e lexuar këtë reflektim.

(nga http://www.ignatianspirituality.com, përktheu: Atë Shtjefën Dodes SJ)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »