Pagëzimi – identiteti im i miratuar

Jan 10 • Meditimi i ditës

10 janar 2016 – E diel, Pagëzimi i Zotit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Is 42,1-4.6-7; Ps 28; Vap 10,34-38; Lk 3,15-16.21-22)

 

Prania e Hyjit

 

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i/e tillë siç jam.
Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.
Hyji më afrohet gjithmonë i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.
Do të ndalem një moment dhe do ta përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Zotit që më do

e vështroj gjithë atë çka më ka ndodhur ditën që po kalon,

prej këtij momenti e mbrapa, hap për hapi.

Ia përkujtoj vetes çka ka qenë mirë dhe bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet dhe pyes çka më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Lk 3,15-16.21-22

 

15 E pasi populli priste me shpresë dhe pasi të gjithë mendonin në zemrat e veta për Gjonin: a mos është pikërisht ky Mesia, 16 këndej Gjoni mori fjalën e u tha të gjithëve:

“Unë, vërtet, po ju pagëzoj me ujë, por po vjen një më i fortë se unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve të tij. Ai do t’ju pagëzojë me Shpirt Shenjt e me zjarr.

21 Kur u pagëzua mbarë populli, u pagëzua edhe Jezusi dhe, ndërsa po lutej, u hap qielli 22 dhe Shpirti Shenjt zbriti mbi të në trajtë trupore porsi pëllumb, e prej qiellit ushtoi zëri: “Ti je Biri im ‑ Djali i dishirit. Ty të përkrah plotësisht!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Pagëzimi i Jezusit na hap horizontin për një moment të fuqishëm fetar. Jezusi është i vetëdijshëm për identitetin e vet. Fuqia e Shpirtit të Shenjtë e ka vulosur jetën e tij.

– Gjoni është i vetëdijshëm për identitetin dhe vendin e vet në planin e Zotit. Ai është mjet që i udhëzon njerëzit për të shkuar drejt Jezusit. Kush është Gjon Pagëzuesi që e formon jetën time?

– O Zot, ma përkujto që edhe unë e mbart vulën e miratimit tënd. Jam i/e shënjuar me Shpirtin tënd, jam i/e ftuar që të marrë pjesë në misionin tënd si bir i yt i dashur, si bij e jotja e dashur.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »