Provokim shërues

Jan 20 • Meditimi i ditës

20 janar 2016 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: 1 Sam 17, 32-33.27.40-51; Ps 143; Mk 3, 1-6)

 

Prania e Hyjit

 

Ajo që përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë
dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.
Mundohem ta paramendoj Jezusin se si është ulur pranë meje
dhe bisedoj me të mbi të gjitha çfarë është duke më ndodhur në jetë.
Mundohem ta marr vesh që në mundësi të panumërta
Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.
E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.
Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i vetëdijshëm për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.
Sa për tash, provoj të qëndroj i qetë dhe i hapur ndaj asaj çfarë prania e Tij dëshiron të më thotë.

 

Liria

 

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

 Fjala

 

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.
Ç`po dëgjoj?
Lexoje tekstin disa herë.

 

 

Mk 3, 1-6

1 Jezusi hyri përsëri në sinagogë. Aty ndodhej një njeri me dorë të thatë.

2 Ata e ruanin pale a do ta shërojë të shtunën, që të mund ta paditnin. 3Ai i tha njeriut me dorë të thatë:

“Çohu e dil para të gjithëve!”

4 Kurse ata i pyeti:

“Çka lejon Ligji? Të bësh të shtunën mirë apo keq? T’ia shpëtosh njeriut jetën apo t’ia marrësh?”

Por ata heshtnin.

5 Atëherë Jezusi, i pikëlluar për shkak të ngurtësisë së zemrës së tyre, i shikoi rreth e rrotull me hidhërim e i tha njeriut:

“Shtrije dorën!”

Ai e shtriu dorën dhe ajo iu shërua.

6 Farisenjtë dolën jashtë dhe menjëherë u tubuan në këshillim me herodianët kundër tij si ta gjejnë mënyrën për ta vrarë.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Si duket njerëzit e mirë shpesh herë nxisin xhelozi dhe armiqësi tek të tjerët. Ndërsa dalëngadalë hyj në shpirtin e tregimit të sotshëm të Ungjillit bëhem i/e ndërgjegjshëm/e për ta marrë me mend se çfarë opozite dhe armiqësie kishte nxitur Jezusi.

– A mund të bëj ndonjë krahasim me jetën time?

 

 Bashkëbisedimi

 

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?
A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?
E paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo ulur pranë meje,
i drejtohem dhe ia tregoj të gjitha çfarë po ndjej.

 

Përmbyllja

 

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »