Thirrje personale

Jan 22 • Meditimi i ditës

22 janar 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: 1 Sam 24, 3-21; Ps 56; Mk 3, 13-19)

 

Prania e Hyjit

 

“Çdo gjë e ka kohën dhe vendin e vet”, thotë fjala e urtë.

O Zot, bëj që gjithmonë të dëshiroj të kaloj kohën në praninë tënde.

Që ta dëgjoj thirrjen tënde.

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

 

Të jesh i vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i vetëdijshëm se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mk 3, 13-19

 

13 Pastaj u ngjit në një mal e i thirri ata që deshi vetë. Ata shkuan tek ai. 14 Dhe i emëroi të Dymbëdhjetët [të cilët edhe i quajti apostuj], që të jenë me të e t’i dërgojë të predikojnë, 15 e ta kenë pushtetin t’i dëbojnë djajtë. 16 [I emëroi, pra, të Dymbëdhjetët:] Simonin ‑ të cilit ia ngjiti emrin Pjetër, 17 Jakobin, birin e Zebedeut, dhe Gjonin, vëllain e tij, që i quajti: Boanerges, që do të thotë: Bijtë e rrufesë; 18 pastaj Andreun, Filipin, Bartolomeun, Mateun, Tomën, Jakobin e Alfeut, Tadeun, Simonin Kananeas 19 dhe Judën Iskariot, i cili edhe e tradhtoi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Kur Jezusi kërkon prej dikujt që ta “ndjekë” atë, atëherë ai këtë e kërkon fjalëpërfjalshëm: kjo do të thotë të jesh fizikisht pranë tij duke e shoqëruar gjatë predikimit të tij dhe për këtë arsye e lëmë shtëpinë, prindërit tanë dhe gjithçka tjetër – siç ka bërë kështu Jezusi.

– Kjo mund të nxisë zemërim dhe vuajtje në familje e cila ndjehet e braktisur. Thirrja e Jezusit për ta ndjekur atë është absolute dhe radikale. Ta ndjekësh Jezusin është në thelb ndryshe nga të ndjekurit të tij si pjesë e masës.

 

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje

dhe ia hap zemrën.

 

Përmbyllja

 

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »