Si reagoj kur s`më kuptojnë të tjerët?

Jan 23 • Meditimi i ditës

23 janar 2016 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Sam 1, 1-4.11-12.17.19.23-27; Ps 79; Mk 3, 20-21)

 

Prania e Hyjit

 

Ndërsa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,

ai i jep jetë jetës sime dhe të gjitha sendeve që më rrethojnë.

Do të qëndroj në heshtje një moment,

dhe do të bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

 

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem me frikën dhe pritshmëritë çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka për ç`gjë duhet të jem mirënjohës? Atëherë do të falënderohem.

Diçka për ç`gjë ndjehem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

 

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Mk 3, 20-21

 

20Jezusi u kthye në shtëpi. Prapë u mblodh turmë e madhe sa që as nuk mund të hanin bukë. 21 Kur morën vesh të tijtë, shkuan ta marrin sepse flitej: “Nuk është në vete.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Të afërmit e Jezusit kanë provuar ta ndalin për shkak të gjitha atyre zërave që dëgjoheshin nga njerëzit që flisnin për të. Madje as më të afërmit e tij nuk e kuptojnë Jezusin.

– Si reagoj unë kur nuk më kuptojnë apo kur më kuptojnë gabim të tjerët?

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »