Kur imazhet fillojnë të flasin

Jan 28 • Meditimi i ditës

28 janar 2016 – E enjte, Shën Tomë Akuini, MOMENTI I SHENJTË – lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: 2 Sam 7, 18-19.24-29; Ps 131; Mk 4, 21-25)

 

Prania e Hyjit

 

“Ja, para derës qëndroj dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj te ai dhe me të do ha darkë dhe ai me mua”, thotë Zotëria.

Çfarë privilegji i mrekullueshëm që Krijuesi dhe Zotëruesi i të gjitha krijesave dëshiron të vijë tek unë!

Me gjithë zemër e pranoj ardhjen e tij.

 

Liria

 

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj nga prapa,
q jam i aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mk 4, 21-25


21 Pastaj u tha:

“A thua bihet llamba për t’u vënë nën enë ose nën tryezë? E jo për ta vënë në dritëmbajtës? 22 Sepse asgjë s’është e fshehtë, veçse për t’u zbuluar, asgjë në fshehtësi, veçse për të dalë në dritë. 23 Kush i ka veshët për të dëgjuar, le të dëgjojë!”

24 Edhe u tha:

“Mbani mend çka dëgjoni! Me atë masë që të matni, me atë do t’ju matet! Madje edhe do t’ju shtohet! 25 Sepse, atij që ka, do t’i jepet më, e atij që s’ka, do t’i merret edhe çka ka.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

   – Fjala e urtë e Jezusit për “masën që të matni” duket si variant i tjetrës që thotë: “Atë që jep, atë edhe merr.” Me këtë Jezusi mendon që, nëse dikush kërkon të arrijë kuptim në fushën shpirtërore për atë çfarë ai është duke folur, ky kuptim do të rritet duke dëgjuar shëmbëlltyrat, kurse ai që nuk dëgjon do të përfundojë në injorancën shpirtërore, d.m.th. në padituri dhe pakuptim.

– Duhet të lejoj që shëmbëlltyrat e Jezusit të më habisin dhe të më sfidojnë.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër që gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Comments are closed.

« »