Qetësi aktive

Jan 29 • Meditimi i ditës

29 shkurt 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Sam 11, 1-4a. 5-10a. 13-17; Ps 50; Mk 4, 26-34)

 

Prania e Hyjit

 

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

 

Lehtë është të biesh në grackën e pasurisë së kësaj bote.

Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i lirë nga lakmia dhe egoizmi.

Ma përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falë – gratis.

Dashuria, buzëqeshja, përkujdesja dhe bashkimi.

 

Ndërgjegjësimi

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i vetëdijshëm dhe mirënjohës

Për të gjitha bamirësit që mi ke dhuruar.

Gjithmonë ta ndajë këtë bekim me të tjerët.

 

Fjala

 

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, uzdajë, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Mk 4, 26-34

 

26 Dhe vazhdoi:

“Mbretëria e Hyjit është porsi kur njeriu e hedh farën në dhe. 27 Si të flejë si të rrijë zgjuar natë e ditë, fara mbin, rritet ‑ pa ditur ai se si. 28 Toka vetvetiu qet bimën; më parë kërcyllin, pastaj kallirin e në fund kallirin plot kokrra. 29 E posa fryti piqet, i vë draprin, sepse është koha e korrjes.”

30 Dhe thoshte:

“Me çka ta krahasojmë Mbretërinë e Hyjit? Ose me çfarë krahasimi ta paraqesim? 31 Ajo i përngjet kokrrës së sinapit që është më e vogla ndër farëra kur hidhet në dhe; 32 por, kur mbillet, rritet e bëhet më e madhe se të gjitha perimet; lëshon degë të mëdha, aq sa zogjtë e malit banojnë nën hijen e saj.”

33 Me shumë shëmbëlltyra si këto ua shpallte Fjalën, ashtu si ishin të zotët ta kuptojnë; 34 por pa shëmbëlltyra atyre nuk u fliste asgjë, kurse nxënësve ua shtjellonte veçmas të gjitha.

 

 Çka po dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Mbretëria e Hyjit, sundimi i Hyjit në zemrat e njerëzve vjen atëherë kur njerëzit përnjëmend e dëgjojnë Jezusin. Fillimet e mbretërisë mund të jenë jo spektakulare, mirëpo Hyji do të mbretërojë në zemrat e njerëzve në një kohë të shpejtë. Për këtë arsye nuk ka nevojë që ithtarët e Jezusit të jenë të padurueshëm apo të demoralizuar.

– O Zot, shpesh jam i/e demoralizuar, i/e ligështuar kur shikoj të keqen dhe padrejtësinë në botë. Lus për durim dhe shpresë.

 

Bashkëbisedim

 

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me besim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllja

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »