Frika si provë besimi

Jan 30 • Meditimi i ditës

30 janar 2016 – e shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 2 Sam 12, 1-7a. 10-17; Ps 50; Mk 4, 35-41)

 

Prania e Hyjit

 

Është gjë e mrekullueshme të jesh bashkë me shokët, miqtë në praninë e tyre.

Kur jam me ty, o Zot, e di se jam në praninë e Krijuesit tim.

Më ke krijuar nga dashuria.

Madje edhe të gjitha fijet e flokëve i kam të njehur.

Prania jote, o Zot, është gjëja më e madhe në botë.

 

Liria

 

Shumë vetë në këtë moment janë duke pësuar tmerret e luftës.
E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë personale
dhe lus për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në ç`gjë jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i sjell ndër mend disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Mk 4,35-41

 

35 Po atë ditë, kur u err, u tha nxënësve:

“Të kalojmë matanë!”

36 Ata e nisën popullin, kurse Jezusin e morën ashtu siç ishte në lundër. E përcillnin edhe lundra të tjera. 37 Ndërkaq, u çua një stuhi e madhe. Valët e detit u tërbuan aq sa hidheshin brenda e gati e mbushën me ujë. 38 Jezusi në pope flinte në nënkresë. E zgjuan dhe i thanë:

“Mësues! A nuk shqetësohesh që po mbytemi?”

39 Ai u zgjua i urdhëroi erës dhe i tha detit:

“Qetësohu! Shuaj!”

Era pushoi e u bë fashë e madhe.

40 Atëherë u tha:

“Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?”

41 Ata i kapi frikë e madhe dhe i thoshin njëri‑tjetrit:

“Vallë, kush është ky të cilit po i nënshtrohen era dhe deti?”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

–  Në stuhitë dhe vështirësitë e jetës duket sikur Jezusi nuk i dëgjon klithmat e mia, sikur fle… Në lutje do ta thërras dhe pa dyshim do ta dëgjoj zërin e tij si më flet: “Qetësohu! Shuaj! Pse je frikacak? Po a ende nuk po beson?”

– Zoti nuk i zgjidh problemet tona, mirëpo na jep hir dhe fuqi për t`i zgjidhur ato.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes sate të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »