Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës George Valle vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës

Feb 3 • Kisha në Kosovë

Ministri Valle u prit nga Don Lush Gjergji, Vikari Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës. Në takim dhe bisedë miqësore, mysafirit të lartë iu paraqiti historikun e krishterimin ndër ne që nga kohët apostolike deri me sot. Në informim u theksuar  2000 vjetorin e krishterimin në popullin iliro-shqiptar apo arbëror, prej misionit të Shën Palit dhe nxënësve të tij, pastaj Shën Florit dhe Laurit, Shën Niketës, Shën Jeronimin e kështu me radhë nëpër shekuj, për të përfunduar me figurën e  madhe të së Lumes Nënës Tereze.

Kjo paraqitje historike dhe panoramike ia mundësoi Don Lushit për të ardhur deri te gjendja jonë fetare aktuale, me theksim të dialogut ndërfetar krishterë-mysliman dhe dialogut ekumenik, si mundësi dhe domosdoshme për krijim dhe përforcim të “bashkimit në dallime” tek ne dhe në botën bashkëkohore.

Pas bisedës z. George Valle vizitoi edhe Katedralen “Nëna Tereze”, duke admiruar bukurinë, sidomos vitrazhet kaq domethënëse për të kaluarën dhe të ardhmen e Kishës Katolike në Kosovë. Ai ceku se e Lumja Nëna Tereze është shumë e çmuar dhe nderuar në Maltë dhe që Sheshi  dhe Parku kryesor i Kryeqytetit do t’i kushtohet asaj. “Faleminderit shumë që për pak kohë mësova dhe kuptova shumë, mos të them gati të gjitha për Kishën dhe popullin e juaj” ishte komenti i tij me plotë nderim dhe falënderim. Dëshira lamtumirës ishte: “Mirupafshim prapë në Kosovë,  në Maltë, apo gjetiu, ndoshta për shenjtërimin e Nënës Tereze!”. (Rev. Dirta)

1

2

Shpërndaje

Comments are closed.

« »