Si e pranoj Jezusin?

Feb 8 • Meditimi i ditës

8 shkurt 2016 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: 1 Mbr 8,1-7.9-13; Ps 131; Mk 6,53-36)

 

Prania e Hyjit

 

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Me afsh e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

 

Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;

zhurmën që e ndërpret marrëdhënien e vendosur, që ndanë.

Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

 

Ndërgjegjësimi

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

Diçka për që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mk 6, 53-56

53 Pasi lundruan deri në breg, arritën në Gjenezaret e aty e lidhën barkën. 54 Posa dolën nga barka, njerëzit që e njohën 55 menjëherë shpejtuan të shkojnë nëpër mbarë krahinën e filluan të sjellin të sëmurët në vigje atje ku dëgjonin se ishte. 56 E kudo që hynte: në fshatra, në qytete apo në katunde, i vendosnin të sëmurët në sheshe dhe e lutnin t’ia preknin së paku kindin e petkut. Të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.

 

Ç’ dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Sa njerëz nga Gjenezareti duhet të jenë gëzuar për shkak të vizitës së Jezusit. Ishte kjo një kohë e jashtëzakonshme shërimi. E pritën atë si një shërues. A e pranoj atë edhe unë– gjithmonë?

– Si e pranoj Jezusin? Si një njeri, një shërues, një mik – si Hyj? Medito dhe lutu në bazë të kësaj.

 

Bashkëbisedimi

 

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe. Amen.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »