“Porsi nëna që ngushëllon të birin, ashtu unë do t’ju ngushëlloj” (Is 66,13)

Feb 9 • Këndvështrime

E kush nuk ka parë një fëmijë duke qarë që hidhet në krahët e nënës? Çfarëdo që të ketë ndodhur, e vogël apo e madhe, nëna ia fshin lotët, e mbush me përkëdhelje dhe fëmija buzëqesh përsëri. I mjafton të ndiejë praninë dhe dashurinë e saj. Kështu bën Hyji me ne, njëlloj si një nënë.

 

Nga Veneranda Qerimi

 

Me këto fjalë Hyji i drejtohet popullit të vet, që është rikthyer prej mërgimit në Babiloni. Mbasi i pa të shkatërrohen shtëpitë e veta dhe Tempullin, mbasi u internua në një tokë të huaj, ku shijoi zhgënjim dhe dëshpërim, populli kthehet në atdheun e vet dhe i duhet të rifillojë prej rrënojave të mbetura nga shkatërrimi i pësuar.

            Tragjedia e jetuar prej Izraelit është e njëjta që përsëritet për shumë popuj në luftë, viktimat e akteve terroriste ose të shfrytëzimit çnjerëzor. Shtëpi dhe rrugë të prishura, vende simbole të identitetit të tyre të rrafshuara, plaçkitje, vende kulti të shkatërruara. Sa njerëz të rrëmbyer, miliona janë të shtrënguar të ikin, mijëra vdesin nëpër shkretëtira ose duke udhëtuar nëpër det. Duket një apokalips.

Kjo Fjalë për ta jetuar është një thirrje për të besuar në veprimin plot dashuri të Hyjit edhe atje ku nuk ndihet prania e tij. Është një lajm shprese. Zoti i qëndron pranë atij që vuan përndjekje, padrejtësi, mërgim. Është me ne, me familjen tonë, me popullin tonë. Ai e njeh dhimbjen tonë personale dhe atë të mbarë njerëzimit. U bë i ngjashëm me ne, aq sa vdiq në kryq. Prandaj di të na kuptojë dhe ngushëllojë. Sikurse një nënë që e merr fëmijën në prehër dhe e ngushëllon.

            Duhet të hapim sytë dhe zemrën për ta “parë”. Dora-dorës që provojmë ëmbëlsinë e dashurisë së tij, do të arrijmë t’ua përcjellim atyre që jetojnë në dhimbje dhe në sprovë, do të bëhemi mjete ngushëllimi. Pali apostull ua sugjeron edhe korintianëve: “që edhe ne të mund t’i ngushëllojmë të gjithë ata që gjenden në vështirësi, me atë ngushëllim, me të cilin Hyji na ngushëllon ne.” (2 Kor 1,4).

            Është edhe një përvojë intime, konkrete e Kjara Lubik: “O Zot, mi jep të gjithë të vetmuarit… Ndjeva në zemrën time pasionin që pushton zemrën tënde për të gjithë braktisjen në të cilën noton bota mbarë. E dua çdo qenie të sëmurë dhe të vetmuar. Kush e ngushëllon vajin e tyre? Kush e vajton vdekjen e tyre të ngadalshme? Kush e ngushëllon zemrën e dëshpëruar? Më bëj, o Hyji im, që të jem në botë sakramenti i prekshëm i dashurisë tënde: të jem krahët e tu, që përqafojnë dhe e tresin në dashuri të gjithë vetminë e botës” (Kjara Lubik, Meditime, Qyteti i Ri, Romë 200826, fq.20)

Këtë Fjalë, të zgjedhur nga një grup ekumenik në Gjermani – do ta jetojmë së bashku me shumë vëllezër dhe motra të Kishave të ndryshme, duke na shoqëruar gjatë tërë vitit ky premtim i Hyjit.

Kiara Lubik në vitin 1959 shkruante: “Maria Nëna, mbretëresha e të gjithë popujve.

Nëse një ditë njerëzit, jo të vetëm por si popuj, e nëse një ditë popujt do të mposhtnin vetveten, idenë që ata kanë për atdheun, për mbretëritë e tyre që t’i ofrojnë ato si kem për Zotin, Mbretin e një mbretërie që nuk është e kësaj bote, Komandantin e ushtrive, udhëheqësin e historisë dhe këtë gjë do ta bënin për atë dashuri të ndërsjellët mes Shteteve që Zoti e kërkon, ashtu sikurse kërkon dashurinë e ndërsjellët mes vëllezërve, atë ditë do të jetë fillimi i një epoke të re, sepse atë ditë, ashtu sikurse është e gjallë prania e Jezusit mes dy personave që në Krishtin duhen, do të jetë i gjallë e i pranishëm Jezusi mes popujve të cilët më në fund e kanë vënë në vendin e tij Mbretin e tyre të vetëm, jo vetëm të zemrave por edhe të kombeve; do të jetë Krishti Mbret.

Popujve të krishterë apo përfaqësuesve të tyre do t’ju  duhej të sakrifikonin unin e tyre “kolektiv”. Ky është çmimi. Për pjesën tjetër jo më pak na kërkohet gjithsecilit prej nesh që t’i konsumojmë shpirtrat tanë në bashkim.

Këto janë kohët –e këtu edhe forcat e errësirës e dëshmojnë këtë gjë në pohimin e Ungjillit- në të cilat populli duhet tejkalojë kufirin e vet për të shikuar më larg: ka ardhur koha në të cilën atdheu i tjetrit duhet dashur sikurse ai i yni, në të cilën syri ynë duhet të përfitojë një pastërti të re. Nuk mjafton të shkëputemi nga vetvetja për të qenë të krishterë. Kohët e sotme kërkojnë nga ndjekësit e Krishtit diçka më shumë: kërkojnë një ndërgjegje sociale të krishterimit, i cili sipas ligjit të Krishtit nuk kërkon që të ndërtojë vetëm tokën e vet, por duhet të ndihmojë në ndërtimin e tokave të të tjerëve nën veprimin universal të Kishës, me sytë mbinatyror të dhënë nga Hyji Atë i cili shikon nga qielli dhe i shikon gjërat në mënyrë shumë të ndryshme nga ne.

Duhet ta jetojmë Trupin mistik të Krishtit në mënyrë kaq të përkryer që të mund të shndërrohet në trup mistik shoqëror.

Historia është bërë nëpërmjet luftërave, fëmijët nga bankat e shkollës, thuajse kemi mësuar që luftërat janë të mira, janë të shenjta, janë thuajse mbrojtësit e atdheut. Mund të jetë kështu, madje ka raste që ka qenë kështu.

Por nëse ne ndjejmë të pasurohen në shpirtin tonë thirrjet e papëve sikurse ajo e Shën Pios së XII, ndjemë se si ata për të gjithë njerëzimin i janë druajtur luftës dhe mënyrës se si ata zbresin  mes udhëheqësve të thirrur ose jo për të zbutur zemërimin dhe interesat e tyre për të shmangur fatkeqësinë e tmerrshme të luftës,  me të cilën humbet gjithçka ndërkohë që me paqen fitohet gjithçka.

Kjo gjë ndodhë sepse historia është një varg përndjekjesh mes popujve të vëllazëruar të cilit i është dhënë një copëz tokë nga i vetmi Zotërues i botës për ta kultivuar dhe për të jetuar në të.

Ai e bekon paqen sepse e ka personifikuar atë.

Ne që e shohim se si Zoti po i fiton një nga një zemrat e bijve të tij të të gjitha kombeve, të të gjitha gjuhëve, duke i shndërruar në bijë të Dashurisë, të gëzimit, të paqes, të guximit, të forcës, ne shpresojmë që Zoti të ketë mëshirë për këtë botë të ndarë dhe të shtypur, për këta popuj të mbyllur në guaskën e tyre për të soditur bukurinë e vet –që për ta është e vetme- e kufizuar dhe  pakënaqur për të mbajtur brenda vetës thesaret e veta edhe ata të mira që mund t’ju shërbejnë edhe popujve të tjerë në të cilët ka persona që vdesin nga uria që të bëjë të bien barrierat dhe bën të vrapojë në mënyrë të pandërprerë dashuria mes tokës dhe tokës, rrjedhin bollshëm të mirat shpirtërore dhe materiale. Le të shpresojmë që Zoti të vendosë një rregull të ri në botë, Ai i vetmi i aftë që të bëjë me njerëzimin një familje të vetme për të kultivuar dallimet mes popujve, që në shkëlqimin e gjithsecilit, të vëna në shërbimin e tjetrit, të rishkëlqejë e vetmja dritë e jetës që duke zbukuruar atdheun tokësor bën me të një paradhomë të Atdheut qiellor.

Mbase ndërkohë që e themi na duket një ëndërr.

Por – pavarësisht faktit që nëse marrëdhënia mes të krishterëve është dashuria e ndërsjellët, dashuria mes popujve të krishterë nuk mund të jetë dashuria e ndërsjellët, për të njëjtën logjikë të Ungjillit që nuk ndryshon – ka një lidhje që i bashkon popujt tashmë fort me njëri-tjetrin dhe që zëri i popullit, i çdo populli ka shpallur tashmë, ai zë i popullit që është aq shpesh zëri i Hyjit. Kjo lidhje e fshehur dhe e ruajtur në zemrën e të gjitha kombeve është Maria.

Kush mund të arrijë t’ju heqë brazilianëve mendimin që Maria është Mbretëresha e tokës së tyre?

Kush do të mund t’ju mohojë portugezëve që Maria është “Zoja jonë e Fatimës”?

Apo kush nuk do ju rinjohë francezëve “bukuroshen e vogël Zojën e Lurdit”?

Po polakëve Zojën e Çestokovës?

Po anglezëve të qenurit – e tokës së tyre – “ushtarët e Marisë”?

E kush do të mund të mohojë që Maria është “Zoja e Kastellanos”? Sot, pikërisht sot që si Mbretëreshë duket që e viziton gadishullin tonë dhe banorët e sajë duke ju shpërndarë hire, gati duke i bërë të gatshëm për luftën që është një beteje dashurie, duhet ta bëjmë të gatshme gadishullin tonë për shugurimin tjetër Zemrës së Papërlyer të Marisë?

Sa e sa herë përgjatë historisë popujt kanë gjetur strehim në afërsi të kështjellave mariane, pranë shenjtëroreve e bazilikave thuajse për të dashur për tu mbrojtur nën mantelin e Nënës, kur popujt vëllezër luftonin kundër njëri-tjetrit.

Tashmë të gjithë popujt e krishterë e kanë shpallur Mbretëreshën e tyre, të tyren dhe të bijve të tyre.

Por mungon një gjë dhe këtë nuk mund ta bëjë Maria por duhet ta ndihmojmë ne: mungon bashkëpunimi ynë që popujt katolik, si shumë vëllezër të bashkuar të shkojnë tek Ajo për ta njohur së bashku si Nënën Mbretëreshë.

Ne mund ta takojmë si të tillë nëse  me kthimin tonë,  me lutjet tona, me veprimet tona heqim velin që e mbulon akoma kurorën e sajë, kurorën e dhuruar nga Papa kur shumë kohë më parë e pati shpallur Mbretëreshën e botës dhe të gjithësisë.

Atë copëz të botës që gjendet në duart tona duhet ta vendosim në këmbët e sajë.

Nëse sot kufijtë janë marrë pothuajse larg nga ligjet jo të krishtera edhe midis dy popujve të krishterë, Zoti e ka lejuar që ecja e Marisë në botë, që duhet të vijë, të jetë më pak e penguar dhe të gjitha arritjet të jenë “një fron nën këmbët e sajë”, në këmbët e Mbretëreshës më të madhe që njohin qielli e toka: Mbretëresha e njerëzve, Mbretëresha e shenjtërve, Mbretëresha e engjëjve, sepse kur ka qenë mbi tokë ka ditur të mohojë vetveten totalisht, Shërbëtorja e Zotit që të mësojë me këtë gjë rrugën e bashkimit të bijve të sajë, rrugën e përqafimit universal të njerëzve derisa të bëhet si në Qiell ashtu në tokë.”

Shpërndaje

Comments are closed.

« »