Ta kujtojmë me gëzim të kaluarën, për ta jetuar më mirë të ardhmen

Feb 9 • Kisha në Kosovë

Dita e të kushtuarve dhe mbyllja e vitit të jetës së kushtuarve për Ipeshkvinë e Kosovës

 

Të shtunën e kaluar u mbajt takimi i rregulltarëve dhe rregulltarëve – të të kushtuarve, me dy qëllime të rëndësishme për jetën e të kushtuarve: për të shënuar ditën e të kushtuarve (kushtimi i Krishtit në tempull, 2 shkurt) dhe për të përmbyllur vitin e jetës së kushtuar për Ipeshkvinë tonë, që Papa Françesku e pati shpallur nga 29 nëntor 2014 – 2 shkurt 2016.

Këto dy ngjarje të shenjta, dita e festës së Kushtimit të Krishtit në Tempull, që tradicionalisht është ditë që i dedikohet jetës së kushtuar në Kishë, që sikurse Jezusi foshnje u kushtua në Tempull ashtu edhe rregulltarët e kujtojnë kushtimin e vetë në jetën e rregulltarisë dhe jetës në bashkësi, dhe viti i jetës së kushtuar si kohë hiri dhe lutjeje, ishin momente për ta falënderuar Zotin për dhuratën e madhe të rregulltarëve, të burrave dhe grave që jetën e tyre e kanë kushtuar Zotit dhe shërbimit në Kishë.

Kjo ditë ishte rast dhe momenti i bukur në të cilin u bashkuan të gjithë të kushtuarit – rregulltarë e rregulltare – e Ipeshkvisë së Kosovës në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës në Prishtinë, nën udhëheqjen e Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, i cili mbajti një ligjëratë dhe meshën e shenjtë.

Ligjërata u mbajt nga Imzot Dodë Gjergji, i cili duke u ndalur te Fjalimi i Papa Françeskut drejtuar të kushtuarve në “Vitin Jubilar të jetës së kushtuar” nxjerri fjalë të thella dhe mesazhe që e karakterizojnë jetën e të kushtuarve, persona në Kishë që janë të aftë të dëgjojnë dhe të zbatojnë fjalët e Zotit. Ai që di të dëgjoj – theksoj Ipeshkvi – nuk mund të mos meditojë mbi atë që ka dëgjuar, dhe ai që ka medituar atë që ka dëgjuar, nuk mund të mos e veprojë – të vëmë në jetë, sepse nga kjo triadë, krijohet një gërshetim i të kaluarës dhe të ardhmes: “TA RIKUJTOJMË ME GËZIM TË KALUAREN PËR TA JETUAR MË MIRË TË ARDHMEN”. Ipeshkvi i ftojë të gjithë të kushtuarit që në këtë “Viti të Mëshirës”, viti në të cilin duhet të jemi më të mëshirshëm, dhe të vihemi më shumë në shërbim Kishës, familjet tona rregulltare, bashkë me popullin e Zotit, t’i ikin çdo kotësie që e ngurron zemrën e secilit prej nesh, por të bashkëpunojnë me Zotin Mëshirë për të kryer vepra të mëshirës në veprimtarinë tonë.

Mbas takimit të mbajtur në Rezidencën e Ipeshkvisë, të gjithë u drejtuam për në kishën e Shën Ndout, në Ulpian, ku u kremtua Mesha Shenjtë e udhëhequr nga Ipeshkvi ynë Dodë Gjergji, në bashkëkremtim me meshtar të tjerë dhe rregulltarë. Meshës shenjte ju bashkëngjitën edhe studentet e Shkollës Katekistike Dioqezane në Prishtinë. Mbas meshës së shenjtë u shtrua një tryezë vëllazërore në mensën e të varfërve.

Urime gjithë rregulltarëve e rregulltareve e Dita e Kushtimit të Krishtit në Tempull. Jeta e secilit prej jush qoftë e kushtuar Krishtit në çdo momentë të jetës suaj. (rd)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »