A e plotëson Zoti çdo kërkesë?

Feb 18 • Meditimi i ditës

18 shkurt 2016 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Es 4,17k.l-n.r-t; Ps 137; Mt 7,6-12)

 

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment

dhe mendoj për praninë jetëdhënëse të Hyjit

në çdo pjesë të trupit tim, në gjithçka rreth meje,

në tërë jetën time.

 

Liria

 

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

 

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mbështetje, me besim.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me të marrit vesh; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mt 7, 7-12

6 Mos ua jepni qenve gjënë e shenjtëruar as mos i qitni para derrave margaritarët tuaj që, pasi t’i shkelin, të mos kthehen kundër jush e t’ju shqyejnë.”
7 “Lypni e do t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni e do t’ju çelet! 8 Sepse, kush lyp, i jepet, kush kërkon gjen, e kush troket, i çelet. 9 Dhe, a gjendet njeri ndër ju, që po i lypi i biri bukë, i jep gur? 10 Ose, po i lypi peshk, i jep gjarpër? 11 Po ja, pra, nëse ju që jeni të këqij, dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj që është në qiell, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia lypin.

12 Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, bëjuani edhe ju atyre! Ja, vërtet Ligji e Profetët!”

 

Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Vetëdijesohu që je në praninë e Zotit dhe mendo se si dëgjohen lutjet dhe a janë dëgjuar në të kaluarën.

Ndërsa e kuptoj që nuk ka qenë gjithmonë ashtu siç kam dëshiruar, e kuptoj edhe që Hyji më ka bekuar në mënyra të ndryshme.

– Çfarë bëjnë njerëzit rreth meje që kanë nevojë për ndihmën time? A mund të jem bekim për ta dhe t`u përgjigjem lutjeve dhe nevojave të tyre?

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët tua, o Zot, më mësojnë  se si duhet të lus.

Urata e mrekullueshme Ati ynë

përmban  gjithçka dua të them.

 

Përmbyllje

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Comments are closed.

« »