Duaj dhe lejo të duhesh

Mar 4 • Meditimi i ditës

4 mars 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28b-34)

 

Prania e Hyjit

 

Në heshtjen e qenies sime më intime,
në fragmentet e unitetit tim shumë të dëshiruar,
a mund ta ndjej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?
A mund të më kujtohet kur e kam ndier afërsinë e Hyjit;
kur kemi ecur së bashku, duke i lejuar që të jem i përqafuar nga dashuria e Hyjit?

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

 

Ku, në ç` gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?

Nëse i kam vërejtur këto lëmi,

do të vendos që në të ardhmen të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj pa u ngutur

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mk 12, 28-34

 

28 Një nga skribët që kishte dëgjuar rragatjen e tyre, duke parë se Jezusi u përgjigj mirë, iu afrua dhe e pyeti:

“Cili urdhërim është i pari i të gjitha urdhërimeve?”

29 Jezusi iu përgjigj:

“I pari është: ‘Dëgjo, Izrael! Zoti Hyji ynë, është një Zot i vetëm. 30 Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë mendjen tënde e me gjithë fuqinë tënde!’

31 Urdhri i dytë është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’ Tjetër urdhër më të madh se këta nuk ka.”

32 Skribi u përgjigj:

“Mirë fort, Mësues! U përgjigje ashtu siç është e vërteta! Ai është i Vetmi, e pos tij s’ka tjetër33 Të duash Atë me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë fuqi e të duash të afërmin tënd porsi vetveten, ’ vlen më shumë se të gjitha flitë e shkrumbimit e theroret.”

34 Jezusi, duke parë se u përgjigj me urti, i tha:

“Nuk je larg prej Mbretërisë së Hyjit.”

Dhe askush s’pati më guxim të hyjë me të në rragatje.

 

 Ç` dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Zotin do të duhej dashur, sepse ai na do pafund. Jezusi me një entuziazëm të gjallë e jeton Urdhërimin e parë me një cilësi që i përgjigjet dashurisë së Atit. Nëse përgjigja ime është evakët, kjo ndodh për shkak se nuk jam mjaft i/e vetëdijshëm/e për dashurinë e Hyjit ndaj meje.

– Nëse mjaftueshëm nuk dashurojmë dhe nuk e pranojmë vetveten nuk do të jemi në gjendje të hyjmë në bashkim me të tjerët dhe me Zotin. Më duhet ta gjej Zotin, i cili është i fshehurbrenda meje, thellë në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

 

I/e vetëdijshëm/e se ende jam në praninë e Hyjit,

e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo është ulur afër meje,

dhe i flas gjithçka kam në mendje, çfarë ma thotë zemra,

si shoku shokut.

 

 Përmbyllja

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »