A e di çfarë dëshiron?

Mar 7 • Meditimi i ditës

7 mars 2016 – E hënë, Shën Perpetua dhe Feliçita, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54)

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, ti je këtu dhe gjithmonë më pret.

Mos qofsha kurrë aq tepër i preokupuar në punë sa të mos mundja të gjeja kohë dhe të jem me ty.

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha do të jenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të dashurisë me plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

 

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të njoh ty në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderoj për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar përkujdesjen ndaj meje.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë çfarë më prek, çfarë më flet pikërisht mua.

 

Gjn 4, 43-54

 

43 Pas këtyre dy ditëve shkoi prej andej në Galile. 44 Në të vërtetë Jezusi kishte thënë se profeti nuk nderohet në vendin e vet. 45 Kur arriti në Galile, galileasit e pritën mirë, sepse kishin parë se çka kishte bërë në Jerusalem në kohë të festës. Sepse edhe ata kishin qenë për festë.

46 Erdhi, pra, prapë në Kanë të Galilesë, ku e kishte shndërruar ujin në verë. Aty ishte një nëpunës i mbretit, i cili e kishte djalin të sëmurë në Kafarnaum. 47 Ky, kur mori vesh se Jezusi kishte ardhur prej Judesë në Galile, shkoi tek ai e iu lut të zbriste t’ia shëronte djalin që ishte në fill të vdekjes. 48 Jezusi i tha:

“Po nuk patë shenja e mrekulli, ju nuk besoni.”

49 Nëpunësi mbretëror iu përgjigj:

“Zotëri, eja para se të më vdesë fëmija.”

50 “Shko ‑ i tha Jezusi ‑ djali yt është shëndoshë!”

Njeriu i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi. 51 Ndërsa ai po zbriste, shërbëtorët e tij i dolën para dhe i thanë: “Djali yt është shëndoshë e mirë!” 52 I pyeti për kohë kur filloi të bëjë më mirë. Ata i thanë:

“Dje rreth orës shtatë e lëshuan ethet!”

53 I ati e kuptoi se ajo ndodhi në atë orë, kur Jezusi i tha: “Djali yt është shëndoshë!” Dhe besoi ai e mbarë shtëpia e tij.

54 Kjo ishte mrekullia e dytë që Jezusi bëri, kur u kthye prej Judesë në Galile.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Zyrtari romak e pyeti Jezusin drejtpërdrejt. Edhe unë në lutje do të jem i/e qartë dhe qartë do t`i shqiptoj dëshirat.

– Njeriu shkoi me bindje se Jezusi do të bëjë atë që kishte thënë. Do ta lus Zotin që të më ndihmojë të ballafaqohem me ditën vijuese duke besuar në fjalën që ma ka dhënë Zoti.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.

Më mëso që të kem besim prej fëmije në ty.

Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më lëshosh.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash 
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »