Në të zakonshmen ta shohësh të jashtëzakonshmen

Mar 12 • Meditimi i ditës

12 mars 2016 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53)

 

 Prania e Hyjit

 

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia hap pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

 

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

 

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Gjn 7, 40-53

 

40 Disa prej popullit, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshin:

“Ky është me të vërtetë Profeti!”

41 Të tjerë thoshin:

“Ky është Mesia!”

Prapë disa të tjerë thoshin:

“Vallë, a prej Galilesë do të dalë Mesia? 42 Po a nuk thotë Shkrimi i shenjtë se Mesia vjen nga pasardhësit e Davidit, mu nga Betlehemi, prej vendit nga ishte Davidi?”

43 Kështu u bë përçarje në popull për shkak të tij.

44 Disa deshën edhe ta kapin, por prapë askush s’vuri dorë në të.

45 U kthyen, pra, rojtarët te kryepriftërinjtë e te farisenjtë dhe këta u thanë:

“Pse nuk e sollët?”

46 Rojtarët u përgjigjën:

“Askurrë askush s’ka folur si ky njeri!”

47 Atëherë farisenjtë u përgjigjën:

“Po a mos u mashtruat edhe ju? 48 Pse, a është ndokush prej anëtarëve të Këshillit apo prej farisenjve që besoi në të? 49 Por veç, kjo vegjëli që s’e njeh Ligjin ‑ qoftë mallkuar!”

50 U tha njëri prej tyre, Nikodemi ‑ ai që më parë pati qenë te Jezusi:

51 “Ligji ynë a thua dënon ndokënd para se ta marrë në pyetje, para se ta dijë se çka bën?”

52 Ata iu përgjigjën:

“A mos je edhe ti prej Galileje? Hulumto e do të shohësh se prej Galileje nuk ngritet profet!”

53 Dhe se cili shkoi në shtëpinë e vet.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

-Disa njerëz që e kishin dëgjuar Jezusin nuk mund të besonin që Zoti mund të veprojë fuqishëm në rrethana të njohura të përditshme. Do të lus që të mund sërish të shikoj në situatën time të jetës duke e kuptuar që Zoti është në veprim madje edhe kur lus për forcim në hirin e Zotit.

– Rojtarët të cilët kishin qenë të dërguar nga krerët e priftërinjve dhe farisenjtë vetë erdhën në përfundim dhe e njohën të vërtetën e porosisë së Jezusit. Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë ishin të verbëruar me urrejtje që kishin ndaj popullit.

Do të lus për përvujtëri për të cilën kam nevojë në mënyrë që ta dëgjoj dhe njoh zërin e Zotit.

– Do të lus për pushtetin publik dhe ata që e përfaqësojnë që mos të bien në tundim që verbërisht të ndjekin direktivat apo që ta humbin nga vëmendja dinjitetin e atyre të cilëve u shërbejnë.

 

Bashkëbisedimi

 

E filloj bisedën me Jezusin në bazë të tekstit të Shkrimit Shenjt që pikërisht e lexova.

Çfarë më nxiti më së shumti të mendoj?

Jezus, po më flet personalisht në tekstin e Shkrimit Shenjt.

Bëj që të përgjigjem në thirrjen tënde të sotshme.

Më mëso ta dalloj dorën tënde në veprim në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »