Përgjigje e (pa)pritur

Mar 13 • Meditimi i ditës

13 mars 2016 – e diela V e Kreshmëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 43,16-21; Ps 125; Fil 3,8-14; Gjn 8,1-8)

 

Prania e Hyjit

 

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
të çdo molekule dhe atomi, i gjithçkaje që ekziston, gjithçkaje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria

 

Hyji nuk është trup i huaj në jetën time.

Përkundrazi, Shpirti i tij i jep jetë dëshirave të mia më të thella,

Duke më nxitur butësisht në atë çfarë është e mirë.

Lus për hirin shenjtërues që t`i lejoj Shpirtit që të më mbushë me plotësi.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimet e mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanë punët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde, o Zot.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 8, 1-11

 

1 Jezusi shkoi në Malin e Ullinjve. 2 Në mëngjes erdhi prapë në Tempull. Mbarë populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mësonte. 3 Atëherë skribët e farisenjtë i sollën para një grua të zënë në kurorëshkelje. E vunë në mes 4 dhe i thanë:

“Mësues, kjo grua u zu ndërsa po bënte mëkatin e kurorëshkeljes. 5 Në Ligj Moisiu na urdhëroi që të tillat të vriten me gurë. Po ti çka thua?”

6 Folën kështu për ta vënë në provë që të kishin për çka ta padisnin.

Jezusi u përkul e filloi të shkruajë me gisht në dhe. 7 E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:

“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

8 Përsëri u përkul e vazhdoi të shkruajë me gisht në dhe. 9 Ata, kur e dëgjuan përgjigjen, nisën një nga një të largohen duke filluar prej më të vjetërve. Jezusi mbeti vetëm ‑ dhe gruaja që po qëndronte në këmbë në mes. 10 Jezusi iu drejtua dhe i tha:

“Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi?”

11 “Askush, Zotëri!” ‑ iu përgjigj ajo.

“As unë nuk po të dënoj ‑ i tha Jezusi ‑ Shko, por tani e tutje mos mëkato më!”

 

 Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Jezusi e dinte që ekzistojnë momente kur mund të thuhen shumë fjalë dhe momente kur bota nuk do të ndihmojë.

Do të lus për mençuri që të di kur duhet të them pak fjalë dhe për frymëzim të Zotit që të mund të zgjedh fjalë të mirëfillta në momentin e duhur.

– Njerëzit bënë pyetje duke dëshiruar të dëgjojnë vetëm një përgjigje. Jezusi nuk është lëshuar në dialog me ta.

Kur përgatitem për lutje gjithmonë do t`ia bëj me dije vetes se duhet ta dëgjoj zërin e Jezusit që më flet dhe nuk do të pres se ka për të më thënë atë çfarë unë dëshiroj të dëgjoj.

 

 Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj Fjalën e Zotit?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje

dhe ia hapi zemrën.

 

Përmbyllje

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »