Nesër Papa cakton datën e shenjtërimit të Nënë Terezës

Mar 14 • Kisha në botë

 

Papa Françesku do të firmosë zyrtarisht nesër, më 15 mars, në Vatikan, dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të Lumturve që bëhen shenjtër. Ndër ta është edhe e Lumja Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiu.

Koncistorin e Tretë të Rregull Publik për Kanonizimin e të Lumturve, Papa Françesku do të caktojë datën dhe vendin e kremtimit të ceremonive të: Giuseppe Sanchez Del Rìo, Stanislau i Jezusit dhe Marisë, emri pagëzimit: Gjon Papczynski, José Gabriel Del Rosario Brochero, Maria Elisabetta Hesselbald  dhe Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiut.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »