Familjarizimi me fjalën e Hyjit

Mar 16 • Meditimi i ditës

16 mars 2016 – E mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dan 3,14-20.46-50.91-92.95; Ps: Dan 3,52-36; Gjn 8,31-42)

 

Prania e Hyjit

 

Jezus i dashur, po vij sot tek ti dhe kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

 

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha do të jenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë çfarë më prek, çfarë më flet pikërisht për mua.

 


 

Gjn 8, 31-42

 

31 Pastaj Jezusi u tha atyre judenjve që besuan në të:

“Nëse do ta mbani fjalën time,

vërtet do të jeni nxënësit e mi;

32 do ta njihni të vërtetën

dhe e vërteta do t’ju bëjë njerëz të lirë.”

33 Ata iu përgjigjën:

“Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe askurrë askujt nuk i qemë robër. Si po thua ti: ‘Do të bëheni të lirë?’“

34 Jezusi u përgjigj:

“Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them:

kushdo bën mëkat

është skllav (i mëkatit).

35 Skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi,

ndërsa djali rri përgjithmonë në shtëpi.

36 Nëse, pra, biri do t’ju çlirojë,

me të vërtetë do të jeni të lirë.

37 E di se jeni pasardhës të Abrahamit,

e megjithatë kërkoni të më vritni,

sepse fjala nuk gjen vend në ju.

38 Unë flas çka pashë tek Ati

e ju bëni

çka dëgjuat prej atit [tuaj].”

39 Ata iu përgjigjën:

“Ati ynë është Abrahami.”

Jezusi u tha:

“Po të ishit bijtë e Abrahamit,

do të bënit veprat e Abrahamit!

40 Dhe, ja, kërkoni të më vritni mua,

që ju fola të vërtetën,

që e dëgjova prej Hyjit.

Një gjë të tillë Abrahami s’e bëri kurrë.

41 Ju bëni veprat e babait tuaj.”

[Atëherë] i thanë:

“Ne s’kemi lindur nga fëlligështia ‑ kemi vetëm një baba ‑ Hyjin”

42 Jezusi iu përgjigj:

“Po ta kishit Hyjin Atë,

do të më donit edhe mua,

sepse unë prej Hyjit dola dhe erdha;

nuk erdha prej vetvetes,

por Ai më dërgoi.

 


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Lutja është familjarizim me Fjalën e Hyjit në të cilën na ka ftuar Jezusi. Kjo është besnikëri e vazhdueshme ndaj Fjalës së Hyjit. Fjala e Hyjit i ngjan hapësirës së shfaqjes së mirëseardhjes dhe shtëpisë së cilës i takojmë. Këtu dëgjojmë për porosinë më të bukur të Hyjit: se jemi shumë shumë të dashur. Jemi të thirrur për t`i shërbyer Hyjit, kurse në shtëpinë e Fjalës së Hyjit bëhemi nxënës. Në të dëgjojmë, mësojmë dhe vihemi në dispozicion në bashkëpunim me Jezusin në veprimtarinë e Hyjit në botë.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllje

 

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »