PAPËT DHE NËNË TEREZA: Shën Gjoni XXIII dhe e Lumja Nëna Tereze

Mar 18 • Opinion

Intervista me Imzot Loris Francesco Capovilla, arqipeshkëv, sekretari personal i Papës Gjoni XXIII (1958-1963), tani kardinal i Kishës Katolike.

Shkëlqësi, vlerësimi i Jauj dhe i Papës Gjoni XXIII për Nënën Tereze?

Unë kam një nderim të posaçëm për Nënën Tereze. Ajo doli prej atdheut të saj të vogël, por zemra e saj ishte zgjeruar duke vajtur në një vend dhe shtet tejet të madh, në Indi. Ajo ka ndier në brendinë e saj se duhej të bënte diçka për ata njerëz… E ka kuptuar se thirrja e saj ishte Dashuria. Kjo grua e përvuajtur, por tejet inteligjente dhe kreative, e vuri jetën e saj dhe të “Misionareve të Dashurisë” në shërbim. Bota e ka hetuar dhurimin e saj për të tjerët, sepse ajo është bërë Nëna e të braktisurve. Kështu bota ka besuar në mrekullinë e dashurisë…”.

Për vlerësimin e Shën Gjoni XXIII ndër të tjera tha: “Papa Gjoni XXIII fliste shpesh për Nënën Tereze me mua dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinal Tardinin, si dhe me të tjerët për këtë Grua të madhe  dhe të mrekullueshme. Thjeshtësia dhe dashuria ishin fuqia e saj. Është bukur që një popull i vogël ka një Nënë kaq të madhe. Kur vdiq dhe qe varrosur në  Kalkutë në  një meditim pata thënë kështu: Arkivolja e vogël dhe Nëna e Madhe… Ajo në vitin 1971 mori Shpërblimin e Paqes “Gjoni XXIII”.

Sotto Il Monte, Bergamo, 18. 09. 2008

Shpërndaje

Comments are closed.

« »