Foshnja pyet Perëndinë  

Mar 22 • Opinion

Një fëmijë e pyeti Perëndinë :
“Më thanë se ju do të më dërgoni në tokë nesër, por si do të jetoj atje, kaq i vogël dhe i pafuqishëm?”
“Engjëlli yt do të të presë dhe do të kujdeset për ty.”
Fëmija më tej pyet: “Por më thoni, këtu në qiell ju nuk mund të bëni asgjë për mua, për të më kënduar dhe buzëqeshur që të jem i lumtur.”
Perëndia tha: “Engjëlli yt do të këndojë për ty dhe do të buzëqeshë për ty. Dhe ti do ta ndjesh dashurinë e engjëllit tënd dhe do të jesh shumë i lumtur . “
Përsëri fëmija pyeti: “Dhe a do të jem në gjendje për të kuptuar kur njerëzit flasin për mua, nëse unë nuk e di gjuhën?”
Perëndia tha: “Engjëlli yt, me shumë durim dhe kujdes, do të t’i tregojë fjalët më të bukura e më të ëmbla, që ti do t’i dëgjosh ndonjëherë, engjëlli yt do të të mësojë se si të flasësh . “
“Dhe çfarë më duhet të bëj, kur unë dua të flas me ju?”
Perëndia tha: ” Engjëlli yt do të vërë duart tua së bashku mbi tuat dhe do të të mësojë se si të lutesh.”
“Kush do të më mbrojë mua?”
Perëndia tha: “Engjëlli yt do të të mbrojë, edhe nëse i duhet ta rrezikojë jetën për ty.”
“Por unë do të mbetem gjithmonë i trishtuar, sepse unë nuk mund të ju shoh më.”
Perëndia tha: “Engjëlli yt gjithmonë do të flasë me ty për mua dhe do të ta mësojë rrugën për t’u kthyer tek unë, edhe pse unë do të jetë gjithmonë pranë teje.”
Në ato çaste paqja kish mbushulluar qiellin, por zërat nga Toka mund të dëgjoheshin dhe fëmija pyeti përngut: “Perëndia im, nëse tash më duhet të shkojë atje, ju lutem, tregomë emrin e engjëllit tim . “
“Ju thjesht do ta thirrni atë “mami “, “nanë”.

Përktheu nga anglishtja: Prend Buzhala

Shpërndaje

Comments are closed.

« »