PROGRAMI I FESTËS SË PASHKËVE (26 – 27 mars 2016) – Katedralja “Nënë Tereza” Prishtinë 

Mar 26 • Kisha në Kosovë

 

E shtunë,  26 mars – Vigjilja e Pashkëve – Mesha Solemne 

Ora 21:00: Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, në bashkëkremtim me meshtarë të Kishë sonë dhe kapelanë të KFOR-it.

Mesha e Vigjiljes së Pashkëve është kumti kremtor i ringjalljes së Jesu Krishtit. Është shpallja qendrore e jetës liturgjike të Kishës.

 

E diele, 27 mars – Dita e Pashkëve

Ora 11:00: Mesha në Katedralen “Nënë Tereza”, Prishtinë.

Ora 17:00: Mesha në gjuhën angleze, në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë

Ora 18:00: Mesha në Kishën Shën Ndou në Ulpianë, Prishtinë

Ora 18:00 – 20:00 në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë,  SH. T. Imzot Dodë Gjergji, organizon pritjen solemne me rastin e Festës së Pashkëve 2016, për të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë për të bashkëndarë gëzimin e festës.

Ejani të kremtojmë së bashku dhuratën e Ringjalljes. Aleluja!

Ipeshkvia e Kosovës

Shpërndaje

Comments are closed.

« »