Momente zhgënjimi dhe rifillimi

Apr 1 • Meditimi i ditës

1 prill 2016, E premtja e Pashkëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14)

 

Prania e Hyjit

 

Në qetësinë e qenies sime më intime,

në fragmentet e unitetit tim të dëshiruar me afsh,

a mund ta ndjej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?

A mund të më bie ndër mend kur e kam ndjerë afërsinë e Hyjit;

kur kam ecur së bashku dhe se kam lejuar të jem i përqafuar me dashurinë Hyjnore?

 

Liria

 

O Zot Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori me përgjegjësi. Jam i lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo për të zgjedhur që të mund të të ndjek ty,

për të jetuar një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që janë të lirë publikisht për ta shprehur fenë e tyre.

Më prij që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në gjithçka çfarë ndodhë në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

 

Duke e ditur se Hyji më do në mënyrë të pakusht,

mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë se si jam realisht.

Çfarë dite ishte ajo që kaloi? Si po e ndjej tani veten?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 21,1-14

 

1 Pastaj Jezusi prapë iu dëftua nxënësve në breg të detit të Tiberiadit. U dëftua kështu: 2 Ishin bashkë Simon‑Pjetri, Toma, që quhet Binjak, Natanaeli, nga Kana e Galilesë, bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë prej nxënësve të tij. 3 U tha Simon‑Pjetri:

“Po shkoj të gjuaj peshk.”

“Po vijmë edhe ne me ty!” ‑ i thanë ata.

U nisën, pra, e hynë në lundër, por atë natë nuk zunë asgjë.

4 Kur zbardhi drita, ja, Jezusi në breg. Nxënësit nuk e dinin se ishte Jezusi. 5 Jezusi u tha:

“Djelmosha, a keni ndopak peshk?”

“Jo!” ‑ u përgjigjën ata.

6 Ai u tha:

“Qitni rrjetën në anën e djathtë të lundrës e do të gjeni!”

Ata e hodhën e nuk mund ta nxirrnin, aq u ngarkua me peshk. 7 Atëherë ai nxënësi, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: “Është Zotëria!” Simon‑Pjetri, si dëgjoi se është Zotëria, u mbështoll me petkun e sipërm ‑ sepse ishte i zhveshur ‑ dhe u hodh në det. 8 Nxënësit e tjerë erdhën me lundër duke hequr rrjetën me peshk, sepse nuk ishin larg bregut ‑ reth dyqind kutë.

9 Si dolën në tokë, panë zjarrin me prush e mbi të peshk, dhe bukë. 10 Jezusi u tha:

“Bini ndonjë nga peshqit që zutë tani!” 11 Atëherë Simon‑Pjetri hipi në lundër, e nxori në tokë rrjetën plot me peshk: njëqind e pesëdhjetë e tre peshq të mëdhenj. Dhe, megjithëse ishin aq shumë, prapë nuk u shqye rrjeta. 12 Jezusi u tha: “Ejani e hani!” Askush prej nxënësve nuk pati guxim ta pyesë: “Kush je ti?”, sepse e dinin mirë se ishte Zotëria. 13 Jezusi u afrua, mori bukën e ua dha. Po ashtu edhe peshkun.

14 Ishte kjo hera e tretë që Jezusi iu dëftua nxënësve të vet pasi u ngjall së vdekuri.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Ky është „mëngjesi vijues“. Nxënësit mendojnë se janë sërish në fillim. U kthehen profesioneve të vjetra sepse aventura me Jezusin duket kishte marrë fund.

Në momentet e refuzimit tonë ai është i pranishëm, pret që ta njohim dhe ta zbulojmë shpresën e re, fillimin e ri.

– Në ungjill Jezusi shpesh herë ha me miqtë e tij. Këtu ai është i zoti i shtëpisë, kujdeset për nevojat e nxënësve të tij – për ushqim, edhe më thellë, për miqësinë e tij.

– Kjo është ajo çfarë ofron si këndellje në lutje dhe eukaristi.

 

 Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

ndërsa lus dhe meditoj Fjalën e Hyjit?

E paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur afër meje

Dhe ia hapi zemrën time.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »