Të krishterët, dëshmitarë të ngjalljes së Jezu Krishtit

Apr 2 • Meditimi i ditës

2 prill 2016, E shtuna e Pashkëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15)

 

Prania e Hyjit

 

Në qetësinë e qenies sime më intime,

në fragmentet e unitetit tim të dëshiruar me afsh,

a mund ta ndjej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?

A mund të më bie ndër mend kur e kam ndjerë afërsinë e Hyjit;

kur kam ecur së bashku dhe se kam lejuar të jem i përqafuar me dashurinë Hyjnore?

 

Liria

 

O Zot Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori me përgjegjësi. Jam i/e lirë për të zgjedhur.

Më ndihmo të zgjedh ty që të mund të ndjek ty,

për të jetuar një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që janë të lirë publikisht për ta shprehur fenë e tyre.

Më prij që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në gjithçka çfarë ndodhë në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi

 

Duke iu kthyer detyrave të mia të përditshme,

më përkujto, o Zot,

se je gjithmonë pranë meje.

Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mk 16,9-15

 

9 Si u ngjall, pra, Jezusi, herët në mëngjes, të parën ditë të javës, më së pari iu dëftua Marisë Magdalenë, prej së cilës pati dëbuar shtatë shpirtra të ndytë. 10 Ajo shkoi e u tregoi atyre që kishin qenë me të, që tani ishin në zi dhe e qanin. 11 Kur ata dëgjuan se është gjallë dhe se kjo e kishte parë, nuk i besuan.

12 Pastaj Jezusi iu dëftua në një trajtë tjetër, udhës, dy prej nxënësve që po shkonin në fshat. 13 Ata u kthyen e u treguan të tjerëve. As këtyre nuk u besuan.

14 Në fund iu dëftua të Njëmbëdhjetëve ndërkohë që po ndodheshin në tryezë. I qortoi për pabesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, pse s’u besuan atyre që e kishin parë të ngjallur prej së vdekuri. 15 Dhe u tha:

“Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Rreshtat e fundit të ungjillit sipas Markut, janë shkruar në një stil më ndryshe. Përmbledhin bindjen e Kishës së parë se kush kanë qenë ata. Ajo Kishë jemi edhe ne: dëshmitarët e ngjalljes së Jezu Krishtit, mbartësit e Lajmit të gëzueshëm.  

Nuk jemi të frikësuar me faktin që edhe dëgjuesit tanë, sikurse nxënësit e parë, nuk lejojnë të binden lehtë.

 

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

ndërsa lus dhe meditoj Fjalën e Hyjit?

E paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur afër meje

Dhe ia hapi zemrën time.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »