Zemërmbyllur – Zemërhapur

Apr 3 • Meditimi i ditës

 

3 prill 2016, E Diela II e Pashkëve, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 5,12-16; Ps 117; zb 1,9-11a. 12-13.17-19; Gjn 20,19-31)

 

Prania e Hyjit

 

E mrekullueshme është të jesh së bashku me shokë, në afërsinë e tyre.
Kur jam me ty, o Zot, e di se jam në praninë e Krijuesit tim.
Më ke krijuar prej dashurisë.
Madje të gjitha flokët e kresë i kam të njehura.
Prania jote, o Zot, është më e madhe se gjithçka.

 

Liria

 

Po të donte Hyji të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?
Po të dëshironte të më jepte zemër dhe të më sfidonte, a do të mund ta vëreja këtë?
Lus për hirin e çlirimit nga brengat personale
dhe çiltërinë për atë çka Hyji dëshiron të më komunikojë.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja e rëniet në funde si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mund ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

 

Lexoje pjesën e Shkrimit të shenjtë, ngadalë, disa herë, dhe shih a ka ndonjë fjalë ose shprehje që të flet në mënyrë të veçantë, dhe qëndro më atë rast aq gjatë sa të flet para se të vazhdosh tutje.

Ky është një proces sikurse kur lëpin një bonbone të ëmbël të fortë. Mos u mundo ta analizosh vetë shprehjen, sikur që nuk do ta kafshoje bonbonen apo t`ua nënshtroje proceseve kimike para se ta shijosh.

Shpesh herë shprehja do ta preokupon vëmendjen e nevojës së ndërdijshme të mendjes sonë para se vetëdija jonë ta njohë arsyen për joshje. Ja përse është mirë të ndalesh në atë shprehje sa të jetë e mundur më gjatë pa tentuar më atë rast që ta analizosh atë.

Ekzistojnë sende të ndryshme që mund të kalojnë nëpër mendjen time dhe të ma largojnë vëmendjen, të më bëjnë të parehatshëm; mirëpo disa mendime, që nuk më pengojnë fare, mund të bëhen lëndë e lutjes sime. Ato mund të jenë reflektor që hedh dritë në rrjedhën e vetëdijes sime, mendimeve, kujtimeve, reflektimeve, fantazive, shpresave, dëshirave, ndjenjave të mia të frikës; kështu që lus i/e pakushtëzuar me përzierjen e fjalëve të Hyjit dhe mendimeve dhe ndjenjave të mia të brendshme.

 ————————

 

Mk 16,9-15

 

19 Në mbrëmjen e po asaj dite ‑ të parën ditë të javës ‑ ndërsa dyert e shtëpisë, ku banonin nxënësit, ishin të mbyllura prej frikës së judenjve, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 20 Si u tha kështu, u tregoi duart dhe kraharorin. Nxënësit u gëzuan, kur e panë Zotërinë. 21 Pastaj u tha prapë:

“Paqja me ju!

Siç më dërgoi mua Ati,

ashtu unë po ju dërgoj ju.”

22 Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha:

“Merrni Shpirtin Shenjt!

23 Atyre që jua falni mëkatet,

u falen,

e atyre që nuk jua falni,

nuk u falen.”

24 Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve ‑ ai që quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. 25 I thanë, pra, nxënësit e tjerë:

“E pamë Zotërinë!”

Toma u përgjigj:

“Pa e parë në duart e tij vritiën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.”

26 Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 27 Pastaj i tha Tomës:

“Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson, por besimtar!”

28 Toma iu përgjigj:

“Zotëria im dhe Hyji im!”

29 Jezusi i tha:

“Pse po më sheh, po beson.

Lum ata që nuk panë e besojnë!”

30 Jezusi bëri ndër sy të nxënësve [të vet] edhe shumë mrekulli të tjera, të cilat nuk u shënuan në këtë libër. 31 Këto u shkruan që të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Hyjit, dhe, që duke besuar, ta keni jetën në Emër të tij.

 

———————-

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                    A janë të mbyllura dyert e zemrës sime? A mos po pres që Jezusi të shfaqet dhe të më vizitojë? A jetoj në frikë kam frikë se mënyra ime e mësuar dhe e ngulitur e të menduarit dhe të vepruarit mund të rrotullohen me krye poshtë nga vizita e Jezusit? Jezus, tunde zemrën timepaepur, thyeje mbrojtjen time dhe hyr.

·                    “Misioni” është ajo çka Zoti dëshiron të bëjë. Jezusi u dërgua, Shpirit Shenjt u dërgua edhe ne jemi të dërguar. Jezusi u dërgua për të sjellë dashurinë, dritën dhe të vërtetën në botë. Edhe unë jam i/e dërguar duhet të sjellë dashurinë, dritën dhe të vërtetën botën time të vogël. Jam i/e rëndësishëm/e në planet eZotit. Bota do të ishte më e mirë nëse unë e përmbush misionin tim.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.
Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

 

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »