Adn-ja jonë, hyjnore

Apr 5 • Meditimi i ditës

5 prill 2016 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 4,32-37; Ps 92; Gjn 3,7-15)

 

Prania e Hyjit

 

Kur jam i/e thirrur të takohemi bashkë me shokun/shoqen,

mezi e pres këtë dhe e ndiej veten se po më bëhet nder.

Kur Zoti më thërret që ta kaloj kohën në afërsinë e tij,

Ai dëshiron ta njoh dhe ta ndiej dashurinë e tij.

Me besim dhe fe e hapi mendjen dhe zemrën time para Hyjit,

dhe e lus që të më ndihmojë që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për dashurinë dhe praninë e tij.

 

Liria

 

Lus për hirin e fesë, të besoj

në gjithë atë çka do të mund të bëhesha dhe të bëja

vetëm po t`i dorëzohesha Hyjit, atij që krijon gjithçka nga dashuria,

që të vazhdojë të më krijojë, udhëheqë dhe formojë.

 

Ndërgjegjësimi

 

Ku, në ç`gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?

Nëse i kam vërejtur këto lëmi,

do të vendosi që në të ardhmen do të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

E lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, ndoshta edhe disa herë,

dhe dëgjoj çfarë më flet Hyji.

 

Gjn 3, 7-15

 

Në atë kohë Jezusi i tha Nikodemit:

7 Mos u çudit që të thashë:

‘Duhet të lindni përsëri prej së Larti.’

8 Era fryn në drejtimin që do;

ia dëgjon ushtimën

e nuk di nga vjen e kah shkon.

Kështu ndodh edhe me secilin

që lind prej Shpirtit.”

9 Nikodemi e pyeti:

“Si mund të bëhet kjo gjë?”

10 Jezusi iu përgjigj:

“Ti je mësues i Izraelit e nuk merr vesh kaq?

11 Për të vërtetë, për të vërtetë, po të them:

ne flasim çka dimë

e dëshmojmë çka pamë,

e megjithatë nuk e pranoni dëshminë tonë.

12 Nëse nuk më besoni

kur ju flas për gjëra që ndodhin në tokë

si do të më besoni

në qoftë se ju flas për gjërat e qiellit?

13 Askush nuk u ngjit në qiell,

përveç Birit të njeriut

që zbriti nga qielli.

14 Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi

gjarprin në shkretëtirë,

po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut,

15 që kushdo të besojë në të

ta ketë jetën e pasosur.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Jezusi flet për “gjërat hyjnore”, kurse ne një pjesë të madhe të jetës e shpenzojmë duke diskutuar për “gjërat tokësore”. O Zot, më mbaj besnik lutjes së përditshme në mënyrë që ti dhe unë të mund të flasim në lidhje me dimensionin hyjnor që i kapërcen gjërat tokësore.

–  çdo person ekziston një dimension hyjnor. Në zemrat tona ndodhet thellësia në të cilën banon Hyji. Zoti atje vepron shumë më thellë se çfarë mund të arrijë psikologjia. ADN-ja jonë është hyjnore.

 

Bashkëbisedimi

 

Si reagoj kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A jam i ngushëlluar, i shqetësuar, apo kam mbetur i ftohtë?

E paramendoj Jezusin sesi qëndron apo rri ulur pranë meje

Dhe ia paraqes gjithçka ndjej.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »