Ekskluzive: Don Rrok Gjonlleshaj emërohet Argjipeshkëv i Tivarit

Apr 5 • Kisha ndër Shqiptarë

Sot, më 5 prill 2016, ora 12:00, Papa Françesku ka emëruar Don Rrok Gjonlleshaj, argjipeshkëv të Argjipeshkvisë së Tivarit – Mali i Zi, lajmëron gazeta zyrtare e Selisë së Shenjtë “L’Osservatore Romano”. Është lajm i bukur për Kishën tonë në Kosovë që na gëzon të gjithëve. Don Rroku është prifti i dytë nga Kosova që zgjidhet në selinë e Argjipeshkvisë së Tivarit, pas Imzot Zef Gashit, tash në pension. Kisha Katolike e Kosovës i dëshiron hire dhe bekime në shërbimin e tij baritor në Kishën e Tivarit.

  

Kush është Don Rrok Gjonlleshaj?

Don Rrok Gjonlleshaj, është meshtar i Administraturës Apostolike të Prizrenit (Ipeshkvia e Kosovës), i lindur më 10 shkurt 1961 në Velezhë, komuna  Prizrenit, prej prindërve Mark dhe Pashke lind. Bisaku. Është pagëzuar në Famullinë e Shën Nikollit në Velezhë (Prizren). Shkollën Fillore e ka kryer në vendlindje, kurse Gjimnazin Klasik “Paulinum” në Suboticë (1976-1980).

Studimet filozofike dhe teologjike i ka kryer në Rijeka të Kroacisë (1980-1987). Pas diplomimit në teologji, shugurohet meshtarë,më 1 gusht 1987.

Emërohet ndihmës famullitar në Zllakuqan në vitin 1987-1989.

Në shtator 1989 emërohet famullitar i Famullisë së Shën Jozefit në Stubëll, detyrë të cilën e kryen deri në gushtin e vitit 2007. Në Famullinë e Stubllës angazhohet në pastoralin e të rinjve, pastoralin e thirrjeve dhe punë të ndryshme në ristrukturimin e jetës në Famulli. Në bashkëpunim me Këshillin e Fshatit inicion Manifestimin kulturor “Takimet e Don Mikel Tarabuilluzit”, të cilat do të marrin përmasa kombëtare.

Në shtator të viti 2007 emërohet famullitar i Bishtazhinit dhe aty shërben deri në dhjetor 2010.

Në dhjetor 2010 emërohet famullitarë i Prishtinës, detyrë që e kryen edhe sot.

Qysh meshtar i ri, do të bëhet anëtarë i Këshillit Presbiterial(1990 – 2016).

Don Rrok Gjonlleshaj ka kryer disa detyra në Ipeshkvinë e Kosovës:

Ekonom i Ipeshkvisë (2000-2016)

Dekan i Prishtinës (dy mandate: 2000-2007 dhe 2011-2016)

Drejtor i Radio Marisë Kosovë (2012-2014)

Drejtor i Fondacionit “Drita” për Kosovë (2013-2016).

Flet dhe e shkruan gjuhën shqipe dhe kroate, kurse e përdorë për komunikim gjuhën italiane.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »