Marrëdhëniet, cilësia e jetës

Apr 7 • Meditimi i ditës

 

7 prill 2016 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36)

 

Prania e Hyjit

 

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i gjithçkaje që ekziston, gjithçkaje që është:
Hyji është në çdo të rrahuri të sime zemër. Ai është në mua, tani.

 

Liria

 

Lus për hirin e shenjtë
që t`i harroj brengat e mia,
që të jem i/e hapur kundruall asaj çka Hyji kërkon prej meje,
që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,

do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Gjn 3, 31-36

 

31 “Kush vjen prej së Larti,

ai është mbi të gjithë!

Kush është nga toka,

tokësor është dhe flet për gjërat e tokës.

Ai që vjen prej qiellit

[ai është mbi të gjithë]:

32 dëshmon çka pa e çka dëgjoi,

por dëshminë e tij askush s’e pranon.

33 Kush e pranon dëshminë e tij,

pohon se Hyji është i vërtetë.

34 Vërtet, i dërguari i Hyjit

flet fjalët e Hyjit

‑ sepse Hyji nuk e jep Shpirtin me masë.

35 Ati e do Birin

dhe atij i la në dorë gjithçka.

36 Kush beson në Birin

ka jetën e pasosur,

përkundrazi, ai që nuk beson në Birin

nuk do ta shohë jetën:

hidhërimi i Hyjit peshon mbi të.”

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Në Ungjillin e Gjonit, Jezusi portretizohet gjithnjë si personi qendror për shpëtimin tonë. Detyra jonë është t`i jetojmë vlerat e Vlera e tij qendrore është dashuria. Ne i përkasin Zotit kur jetojmë me anë të dashurisë.

– O Zot, ndihmomë në këtë kërkim të pafund për t`i dashur të afërmit e mi.

Disa njerëz e kalojnë shumicën e jetës së vet në kërkim të një të afërmi. Pse? Sepse ne jetojmë në marrëdhëniet ndërpersonale. Ato përcaktojnë cilësinë e jetës. Marrëdhënia jonë me Zotin është më e thellë se të gjitha marrëdhëniet ndërnjerëzore. Prandaj, është mirë që t`i kushtojmë sa më shumë kohë.

– Koha që e shpenzojmë në lutje gjithnjë sjell fryt, edhe nëse jemi të shpërqendruar në lutje ose ndihemi të thatë. Në lutje jemi të hapur kundruall Zotit që na shëron dhe forcon.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë

që edhe më shumë të kërkoj.

Ma mbush zemrën time me dashuri për ty.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »