Zoti e përdor fuqinë e vet për të mirën tonë

Apr 9 • Meditimi i ditës

9 prill 2016 – E shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21)

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, më ndihmo që të hyjë e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

 

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, raporte me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

Fjala e Hyjit na vjen nëpër Shkrimin Shenjt.

Shpirti i Shenjtë e ndriçoftë mendjen dhe zemrën time që të përgjigjem në porosinë e ungjillit: që t`i dua të afërmit e mi si vetveten dhe që të kujdesem për vëllezërit dhe motrat në Krishtin.

 

Gjn 6, 16-21

 

16 Kur u bë natë, nxënësit e tij zbritën në det, 17 hynë në lundër e u nisën për në anën tjetër të detit, për në Kafarnaum. Ishte errur e Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata. 18 Deti u trazua nga era e fortë që fryente. 19 Pasi rremuan rreth njëzet e pesë apo tridhjetë stadje, panë Jezusin duke ecur përmbi det e po i afrohej lundrës. I kapi frika. 20 Ai u tha: “Unë jam! Mos druani!” 21 Deshën ta marrin në lundër, dhe ja, lundra përnjëherë preku tokën në atë vend ku ishin drejtuar.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

-Nxënësit udhëtojnë pa Jezusin, por pa të do të kishin humbur. Me atë “përnjëherë” arrijnë. Çfarë mund të mësoj nga “të qëndrosh pranë Jezusit?” A e marrë për çdo ditë në barkë time?

– Qeniet njerëzore nuk mund të kontrollojnë stuhitë dhe valët. Këtu kanë pas dëftimin e fuqisë misterioze të Jezusit. Ai është me të vërtetë njeri, por edhe Zot! Fuqinë e Tij e përdor për të mirën tonë.

 

 Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përmbyllja

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »