Ati, qendra e tërheqjes

Apr 14 • Meditimi i ditës

14 prill 2016 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51)

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, më ndihmo që të hapem me krejt qenien time para pranisë sate.

Më rretho me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

 

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje po të isha fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdor mençurish.

 

Ndërgjegjësimi

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 6, 44-51

 

44 Askush s’mund të vijë tek unë,

po qe se Ati, që më dërgoi, nuk e tërheq.

Atë unë do ta ringjall në ditën e fundit.

45 Profetët shkruan:

‘Të gjithë do të jenë nxënës të Hyjit.’

Kushdo, pra e dëgjon Atin

dhe e përvetëson mësimin e tij,

vjen tek unë.

46 Kjo s’do të thotë se ndokush e pa Atin,

përveç Atij që është te Hyji;

vetëm Ai e pa Atin!

47 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

ai që beson, ka jetën e pasosur.

48 Unë jam buka e jetës.

49 Etërit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë dhe vdiqën.

50 Kjo është buka që zbret nga qielli:

që, kush ta hajë atë,

të mos vdesë askurrë.

51 Unë jam buka e gjallë

që zbriti prej qiellit:

nëse ndokush ha këtë bukë,

do të jetojë për amshim.

E buka që unë do ta jap

është trupi im

‑ për jetën e botës.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Kur ta ndiesh te vetja se po të tërheq diçka e mirë, është Zoti ai që po të tërheq. Tërheqja mund të ndihet si diçka që po ta tërheq zemrën tënde ose si një ide e mirë. Ndoshta është kjo një fjalë që të jep zemër. Zoti më tërheq kah ajo që është e vërtetë, ajo që jep jetë, që është e denjë për dashuri. Vazhdimisht më tërheq diçka, si dhe të tjerët. Ja, se si Zoti vepron në botën tonë.

– Çfarë është “jeta e pasosur” për të cilën flet Jezusi? Kjo do të thotë që ne hyjmë në një marrëdhënie me Të, e cila thellon dhe zhvillon jetën tonë. Kjo marrëdhënie do të përsoset në fundtë jetës sonë, kur të jemi të plotësuar me Zotin dhe kur do të jetojmë me tre Personat hyjnorë dhe me të gjithë të tjerët përgjithmonë.

  

Bashkëbisedimi

 

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »