Njerëzit që duhen kultivojnë marrëdhënien

Apr 15 • Meditimi i ditës

15 prill 2016 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59)

 

Prania e Hyjit

 

Jezusi pret që të hyjë në zemrën time, në heshtje dhe pa rënë në sy.

Ai vjen me dashuri dhe fuqi të pamasë.

Le të mbushem me gëzim pse jam në afërsinë e tij.

 

Liria

 

Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Ndërgjegjësimi

 

Të jesh i vetëdijshëm për diçka domethënë këtë gjë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën,

Të falënderoj për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso sesi të koncentrohem dhe të jem i/e qetësuar dhe të kënaqem në sendet që ti i ke krijuar për mua.

Që ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 6, 52-59

 

52 Atëherë judenjtë filluan të grinden me shoqi‑shoqin e thoshin:

“Si mundet ky të na japë trupin (e vet) për ushqim?”

53 Prandaj Jezusi u tha:

“Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

nëse nuk e hani trupin e Birit të njeriut

e nuk e pini gjakun e tij,

nuk keni jetë në vetvete!

54 Kush ushqehet me trupin tim

dhe pi gjakun tim

ka jetën e pasosur.

Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit.

55 Sepse trupi im është ushqim i vërtetë

e gjaku im është pije e vërtetë.

56 Kush ushqehet me trupin tim

dhe pi gjakun tim

ai mbetet në mua

dhe unë në të.

57 Sikurse mua më dërgoi Ati i gjallë

dhe unë jetoj për Atin,

po ashtu edhe ai që më ha mua

do të jetojë për mua.

58 Kjo është buka që zbriti prej qiellit,

jo porsi ajo që hëngrën etërit

e vdiqën:

kush ushqehet me këtë bukë

do të jetojë në amshim.”

59 Këtë mësim Jezusi e dha në sinagogën e

Kafarnaumit.

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Njerëzit që duhen në mes veti e jetojnë këtë lidhje. Marrëdhënia me Atin i jep fuqinë Jezusit për të vepruar. Kurse marrëdhënia me Jezusin do të më japë edhe mua forcë. Çdo herë që unë lutem e takoj Jezusin dhe lidhjet midis nesh bëhen edhe më të forta, edhe pse nga jashtë duket se asgjë nuk po ndodh.

– Hebrenjtë diskutonin në lidhje me këtë “njeri”. Jezus, as unë nuk po të kuptoj, ti je aq misterioz. Më jep një besim të fortë në ty që të besoj në atë që s`e kuptoj. Më bëj fëmijë që iu besonprindërve të vet, pa pas nevojë të dijë pse.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet në tekstin e Shkrimit Shenjt.

Bëj që të përgjigjem në thirrjen tënde të sotshme.

Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »