Abacia e Shën Aleksandrit në Mirditë sipas raporteve të abatit Prenk Doçi të viteve 1888-1896

Apr 18 • Histori

(Marrë nga origjinali: Die Abtei des Hl. Alexander in der Mirdita nach den Berichten ihres Abtes Prenk Doçi aus den Jahren 1888-1896, publikuar në: Münchner Zeitschrift für Balkankunde, vëll. 10/11, München 1996, fq. 7-84.)[1]

 

Nga Peter Bartl, München

1. Mirditasit dhe territori i tyre

Si për nga numri po ashtu edhe për nga territori, mirditasit ishin fisi më i fuqishëm i Shqipërisë Veriore. Vendbanimi i tyre shtrihej mes fushës së Zadrimës në perëndim dhe maleve të Dibrës në lindje, mes rajonit të Pukës apo Dukagjinit të vjetër në veri dhe rajonit të fisit të Matit në jug. Qendër e Mirditës deri në fund të Luftës së dytë Botërore ishte Oroshi. Rrethi i sotëm i Mirditës, i cili kryesisht përkon me territorin historik të fisit, ka për qendër Rrëshenin.

            Në kohën e Turqisë mirditasit ndaheshin në pesë bajraqe. Këto bajraqe (turq. bayrak, shq. flamuj) ishin nënndrarje ushtarake-administrative të fiseve veriore shqiptare të cilat ishin të sistemuara në organizimin ushtarak turk dhe forcave turke të Sulltanit të sistemuara si trupa ndihmëse. Mirditasit këtu luftonin nën flamurin e tyre që sipas raportit të Doçit të vitit 1892 figuronte një kryq mbi hënën. Bajraqet e Mirditës ishin Oroshi, Fandi, Spaçi, Kushneni dhe Dibrri prej të cilëve vetëm Oroshi, Kushneni dhe Spaçi ishin (mbaheshin) si të një gjaku.[2]

            Të dhënat për numrin e banorëve të Mirditës ekzistojnë vetëm që nga pjesa e dytë e shek. 19. Konsulli francez Hecquad për vitet e 50-të na jep një numër të përgjithshëm prej 21.300 banorësh në 1928 shtëpi të renditura në bajraqe si vijon:

Oroshi             12 shtëpi                    1500 banorë

Fandi              350 shtëpi                  4200 banorë

Spaçi               360 shtëpi                  6000 banorë

Kushneni        300 shtëpi                  2600 banorë 

Dibrri              595 shtëpi                  6000 banorë[3]

 

Pasardhësi i Hecquard-it M. Wiet në vitin 1866 fuqinë e fisit e jep me 12.256 banorë në 1450 shtëpi. Të ndara në bajraqe të veçanta:

Oroshi             123 shtëpi

Fandi              290 shtëpi

Spaçi               406 shtëpi

Kushneni        205 shtëpi

Dibrri              426 shtëpi[4]

 

Wiet te shtëpitë citon edhe numra tjerë që i konsideron të tepruar por që nuk e jep burimin e tyre. 1800 shtëpi, nga këto:

Oroshi             200

Fandi              300

Spaçi               500

Kushneni        300

Dibrri              500[5]

Prenk Doçi në relacionin e tij për vitin 1892 cek 25.000 banorë, mirëpo në numërimin e tij ai merr në konsideratë vetëm famullitë dhe jo bajraqet. 16.620 mirditorë në 1425 shtëpi ishin nën administrimin e tij, 8400 në atë të ipeshkvit të Lezhës. Për famullitë që i takonin dioçezës së Lezhës Doçi nuk jep të dhëna për numrin e shtëpive, por nëse supozohet se shtëpitë ishin po aq të mëdha si ato nën juridiksionin e tij (11.7 anëtarë) atëherë për gjithë Mirditën e vitit 1892 do të rezultojnë diku 2100 shtëpi. “Përshkrimi i detajuar” austro-hungarez i dedikuar për shërbime ushtarake emëron për vitin 1900 gjithësej 1947 shtëpi me 19.190 banorë.[6] Sipas numërimit austro-hungarez të popullatës në vitin 1918 pesë bajraqet e Mirditës fundja numëronin 2376 shtëpi me 16.926 banorë. Numrat për bajraqe ishin:

Oroshi             156 shtëpi                  1160 banorë

Fandi              504 shtëpi                  3332 banorë

Spaçi               598 shtëpi                  4230 banorë

Kushneni        318 shtëpi                  2430 banorë 

Dibrri              800 shtëpi                  5774 banorë[7]

 

Për periudhën diku 1850-1918 pra ceken rreth:

1850               1920 shtëpi                21.300 banorë

1866               1450 shtëpi                12.256 banorë          

1892               2100 shtëpi                25.020 banorë

1900               1947 shtëpi                19.190 banorë

1918               2376 shtëpi                16.926 banorë

 

2. Organizimi politik

 Mirdita nën turqit gëzonte një vetadministrim të brendshëm. Në komunikim me shtetet evropiane përdorte titullin principatë. Në atë kohë kur Doçi shkroi raportet e tij, kjo autonomi ishte e hequr. Kreu i fisit Prenk Bib Doda në vitin 1881 ishte internuar në Azinë e Vogël për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitetet e Lidhjes së Prizrenit. Gjatë mungesës së tij Mirdita ishte administruar drejtpërdrejtë nga turqit. Ata përbënin një rreth (kaza) në Sanxhakun e Shkodrës dhe ishin nën një kajmak, i cili megjithatë i takonte familjes së kryekreut të fisit.

            Si autoritetin më të lartë mirditasit njihnin `Kapidanin` që kishte qendrën e tij në Orosh e që në raport me të huajt paraqitej si “princ”. Ky post ishte i rëndësishëm dhe që nga pjesa e dytë e shek. 18 ishte i familjes Gjonmarkaj. Sipas gojëdhënave ky (post) ka prejardhjen nga princi i Dukagjinit i cili pas pushtimit turk kishte gjetur strehim në malet e Mirditës.[8]

            Pushteti i Kapidanit nuk ishte i pakufizuar për më tepër ai varej nga autoriteti, të cilin ai ia dilte ta fitonte te anëtarët e fisit. Ai kufizohej dhe nga pleqësia që nën drejtimin e Kapidanit  rregullonte detyrat e përditshme dhe nga Bajraktarët që në raste lufte urdhëronin trupat e bajraqeve të tyre. Të gjitha këto poste fisnore te mirditorët ishin trashëguese ashtu si i pozitës së Kapidanit. Kapidani nuk kishte të drejtë të injoronte hierarkinë e fisit; po t’a bënte këtë, ai vihej në vështirësi serioze. Kështu gjatë luftës (1853-56) në Mirditë bie te një kundërshtim i hapur, kur Kapidani Bib Doda kishte dashur në mënyrë arbitrare t`i mobilizonte trupat për Turqinë.  Një situatë e ngjashme përsëritej në vitin 1862 kur mirditasit refuzuan t`i binden një kërkese të kryekreut të fisit që të merrnin pjesë në një ekspeditë dënimi turke kundër Malit të Zi.[9] Në të dy rastet konsullatat evropiane dhe organet e Shkodrës si dhe kleri katolik detyrohen të ndërmjetësojnë, për ta arritur ekuilibrin mes Kapidanit dhe fisit të tij. Mirdita ishte pra më tepër një “republikë aristokrate”[10] pra një monarki trashëguese, ashtu si e donin kapedanët e familjes Gjonmarkaj. Megjithatë nuk mund të mohohet se, nga ajo pak që dihet nga historia e fisit të Mirditës qëndron në lidhje të ngushtë me familjen Gjonmarkaj. Vetëm me drejtimin e tyre mirditasit janë historikisht të prekshëm, origjina e të cilëve ende nuk është e zbardhur.[11] Rendi i Kapidanëve të Mirditës nga shtëpia Gjonmarkaj fillon me Gjon Markun († 1775) dhe përfundon me Gjon Marka Gjonin, i cili në vitin 1921 me ndihmën jugosllave përpiqet të shpallë të pavarur “Republikën e Mirditës”. Përpjekja dështon; shumica e mirditasve nuk ishte e gatshme që të ndahej nga shteti i porsalindur shqiptar.[12] Fundja ishte Mirdita nga ku në shek. 19 dhe fillim të shek. 20 jepeshin impulse të rëndësishme për themelimin të mu këtij shteti. Sikur Kapidan Bib Doda († 1868) po ashtu edhe Kapidan Prenk Bib Doda († 1920), te dy kishin marrë titullin Pashë nga Sulltani, e synonin pavarësinë e Shqipërisë. Për këtë (synim) si hap i parë do të shërbente themelimi i principatës së pavarur të Shqipërisë Veriore. Mirdita do duhej të ishte “Piemont” e Shqipërisë. Te dy Kapetanët për këtë qëllim kërkonin përkohësisht  të bashkëpunonin me Serbinë dhe Malin e Zi. Natyrisht pas Kongresit të Berlinit (1878) mirditasit marrin pjesë në aktivitetet e `Lidhjes së Prizrenit` dhe luftonin kundër dhënies së vendbanimeve shqiptare Malit të Zi. Kapidani i Mirditës Prenk Bib Doda për këtë arsye internohet në vitin 1881 për në Kostamonu (Anadoll), prej nga ia del të kthehet vetëm pas revolucionit të Turqve të Rinj 1908. Njëri nga përkrahësit kryesorë për kthimin e tij ishte Prenk Doçi, autori i raporteve tona. Doçi pajtohet me Kapidanin edhe në vlerësimin e rëndësisë që do ta ketë Mirdita në themelimin e shtetit të ardhshëm shqiptar: “Il Principato dei Mirditi forma la speranza d`un felice avvenire dell`Albania in tutti i cuori che amano la propria patria.”[13]

3. Rrethanat fetare

Mirditasit ishin i vetmi fis që kanë mbetur katolikë të pastër. Mirditasit kishin reputacionin se janë katolikë fanatik.[14] Ata nuk lejonin asnjë mysliman që të vendosej në territorin e tyre.  Konsulli francez Hecquard që e njihte këtë vend mirë nga vështrimi vetanak, pohonte megjithatë se, për nga përmbajtja e besimit, që thonin se i takonin, nuk kishin idenë: “Les Mirdites qui ne connaissent de notre religion que les pratiques extérieures, qui n`ont pas une idée de sa morale…[15] Në aspektin kishtar pjesa dërmuese e rajonit të fisit i takonte dioqezës së Lezhës; tre famulli ishin nën ipeshkvin e Sapës. Oroshi ishte qendra e një abati, nën juridiksionin e të cilit dikur duhet të ketë qenë e tërë Mirdita.

            Historia e Abacisë së Mirditës është e pazbardhur si edhe vetë historia e mirditasve. Në tetor 1888, pra pak para emërimit të tij, Doçi i dërgon Propagandës Fides `Notizie sull`Abbazia dei Miriditi`.[16] Ai e thotë si të sigurt se, në Orosh dikur ka qenë një manastir i benediktinëve. Pohimet se mund të jetë bërë fjalë për një abaci baziliane, ai e hedh poshtë kategorikisht. Pas pushtimit turk benediktinët e kanë lëshuar Oroshin dhe në fillim të shek. XVI manastiri është shekullarizuar. Mungesën e dokumentacionit nga kjo kohë Doçi e argumenton me gojëdhënat se, rezidenca e abatit njëherë është djegur. Po ashtu se turqit e kanë grabitur disa herë manastirin e me këtë kanë plaçkitur edhe reliken e Shën Aleksandrit. Papa Klementi VIII ose Sixtus V, pastaj u ka dhënë Abacinë e Oroshit françeskanëve, por që janë dëshmuar si të paaftë për ta mirëmbajtur objektin. Kështu që në viteve 30-të të shek. XVII, Propaganda Fide kishte emëruar përsëri meshtarë shekullarë apo dioqezan (clerici saeculares) si abatë. Kishte kohë të gjata që posti mbetej i zbrazët si dhe përpjekje të ipeshkvijve të Lezhës për ta shuar manastirin dhe për ta përvetësuar si pronë të tyre.

            Kësaj përmbledhjeje historike të Doçit si duket në Romë duhet t`i kenë besuar, sepse në dekretin e 25 tetorit 1888 me anë të së cilit Abacia e Oroshit ngrihet në `Abbatia nullius` bëhet fjalë prapë për një ish-manastir të benediktinëve: “Abbatia S. Alexandri, quae olim a Patribus Benedictinis regebatur.[17] Në literaturë megjithatë kjo tezë e Abacisë së Benediktinëve në Mirditë mbetet e diskutueshme. Kështu jezuiti Fulvio Cordignano, i cili për shumë vite veproi si misionar në Shqipëri, qëndroi në mendimin se, në Orosh kishte njëherë një Abaci Baziliane.[18] Për tezën e Cordignano-s do të fliste ajo që na njofton konsulli Hecqued dhe Wiet: Te mirditasit mbaheshin edhe zakone të kishës së lindjes. Ata për festat e shenjtëve orientoheshin sipas kalendarit të vjetër (çka e pranon edhe Doçi) dhe ata kungohen në të dyja mënyrat.[19] Te kjo e fundit Wiet diferencon si – ata pas marrjes së kungimit konsumojnë nga një gllënjkë verë prej një shisheje që kalon dorë më dorë.[20]

Sado e pasigurt të jetë historia e Abacisë së Mirditës është e konstatuar se, në kohën e Turqisë abatët nuk ishin më shumë se priftërinj fshati nën të cilët ishin bashkësitë e Oroshit dhe Spaçit. Të ardhurat i siguronin nga tokat e pakta që i kishin mbetur Abacisë dhe nga dhurimet e Propaganda Fides e cila edhe emëronte abatët. Siç duket nuk kanë luajtur ndonjë ndikim të madh mbi udhëheqësit laik të Mirditës dhe mbi anëtarët e bashkësisë famullitare. Kjo do të ndryshojë vetëm në vitin 1860, kur Gaspër Krasniqi bëhet abat i Mirditës. Nën udhëheqjen e tij dhe pasardhësit Prenk Doçi abatët fillojnë të luajnë një rol politik në Mirditë mbase gjithnjë e më shumë të bëhen konkurrentë të kapidanëve.[21] Abatët deri te Prenk Doçi:

Stefano de Gapseri                                        ( i emëruar 1636)

Giovanni Filippi                                             (?)

Giovanni Paolo Trumsi, e quanin Roma      (diku 1657-1669)

Gorgio Stampaneo                                         (i emëruar 1669)

Antonio Vladagni                                           (i cekur 1702, 1729 ipeshkëv i Shkupit)

Marco Xiuppa (Sciuba)                                 (i emëruar 1735)

Giorgio Vladagni                                            (e cekur 1748, 1750 ipeshkëv i Sapës)

Antonio Murichi                                            (i emëruar 1750)

Bianchi                                                           (i cekur 1767)

Michele Criesesi                                            (i emëruar 1778)

Paolo Duoda                                                  (1786-1790)

Andrea Gasullori                                           (1790-1810)

Marco Negri                                                   (1813-1845)

Pietro Zarisci                                                 (i emëruar 1847)

Gaspare Crasnich (Krasniqi)                        (1861-1875)

Prenk Doçi                                                     (1888-1917)

Lista bazohet në Doçin 1888 dhe aktet e tjera të Kongregatës së Propagandës dhe nuk mëtohet të jetë e plotë. Postet e zbrazëta për kohë të gjatë janë të mundshme (si në rastin Krasniqi-Doçi 13 vite).

4. Prenk Doçi dhe Abacia e Mirditës

Prenk Doçi (ital. Primo Dochi) vjen nga Bulgri i Lezhës.[22] Që në kohën e shkollimit në “Collegium Urbanum” në Romë bie në kontakt me qarqet arbëreshe dhe shkruan një numër poezish patriotike ku kërkonte kryengritje kundër turqve. Pas përfundimit të studimeve në verën e vitit 1871, Doçi kthehet në Shqipëri, ku edhe merr famullinë e Korthpulës në Mirditë. Doçi përkohësisht si kapelan i abatit militant dhe të kontestuar Gaspër Krasniqi, fillimisht nuk bën emër si prift, por më tepër me makinacionet revolucionare. Ai në emër të kapidanit të Mirditës Prenk Bib Dodës në vitin 1876 shkon në Cetinje për të biseduar me princ Nikollën lidhur me ndihmën malazeze për një kryengritje të planifikuar në Mirditë. Doçit edhe i premtohet kjo ndihmë mirëpo ishte i pafat gjatë kthimit, ai u arrestua nga turqit. Kur është arrestuar ai duhet të ketë bërë rezistencë të armatosur. Fillimisht në Prishtinë, pastaj në Selanik dhe së fundi arrestohet në Konstandinopojë, kurse ai lirohet në korrik të vitit 1877, pas ndërhyrjes së ambasadorit austriak dhe vikarit apostolik në kryeqytetin turk dhe depërtohet për në Itali. Doçi pastaj nga Propaganda, e cila nuk lejonte marrjen me politikë të klerit të saj në Turqi,  dërgohet për në St. John, New Brunswick në Kanada, ku ai do të kalojë 6 vitet vijuese. Nga Kanadaja ai përpiqet pandërprerë për të fituar lejen e kthimit në Shqipëri. Në vitin 1883 Doçi ndodhet prapë në Itali. Të njëjtin vit shkon në Mal të Zi dhe pastaj në Greqi. Në Athinë nëpërmjet ambasadës turke dorëzon një peticion për qeverinë në Kostandinopojë ku lutet për lejim kthimi. Me këtë ai nuk kishte sukses dhe për këtë arsye ai bëhet sekretar përcjellës (personal) i Imzot Antonio Agliardi-n, delegatin e parë apostolik, në Indinë Lindore prej ku në vitin 1886 kthehet prapë në Romë. Me 6 nëntor 1886 ai paraqet një raport Propagandës për situatën e kishës në Shqipëri, për një vend që tashmë kishte 9 vite që e kishte lëshuar: “Relazione dello Stato delle Missioni dell`Albania seguita da una breve Appendice sui Mirditi”.[23]

Appendice

Progetto di una nuova Diocesi

La Mirdita

Si è gia detto che la Mirdita forma parte della Diocesi di Alessio, e che è geograficamente un paese a parte e separato della linea dei monti chiamati Cresta[24] dalle contee, dipendenti dalla città di Alessio sul civile e dal Vescovo di Calmeti[25] nell’ecclesiastico. I Mirditi (+ [vërejtje nga Doçi] L`autore d`un libretto intitolato “L`Albania” che si dice essere un ex-Religioso e che si segna P.V.V.[26] vuole che i Mirditi siano Maroniti d`origine!! Oltre questa ed altre inesattezze, die cui è zeppo quel libretto, è pessima l`insinuazione contenuta a pag. 190, cioè, che il Rito Orientale ed il sistema di preti conjugati s`introduca nelle Missioni. Se ciò si tentasse, la Religione Cattolica s`estingerebbe affato nell`Alta Albania.) sono esclusivamente cattolici e non hanno mai permessso che nel loro paese si stabilisce alcun maomettano o greco scismatico. Godono di una specie d’autonomia e si gorvernano da se co leggi tradizionali; e non hanno altro obbligo verso la Sublime Porta, se non di prestarle, in tempo di guerra, un contigente di volontari capitanati dal loro Principe Doda. Nel loro paese i Mirditi sono sempre stati liberi di professare la loro Religione, in difesa della quale hanno sparso il loro sangue e coll’eroismo della fede e colla punta della spada hanno reso vane tutte le mene Bizantine, le invasioni slave e le persecuzioni mussulmane che in ogni tempo hanno infestate le varie regioni a loro circonvicine ed hanno desolato il resto delle popolazioni Albanesi.

Nei tempi andati l’Abbazia di S. Alessandro di Orosci, capitale della Mirdita, era famosa e ricca, e si ricordano ancora i diritti che aveva su popoli e terre anche furi dei limiti della presente Mirdita, mà che ora si trovano nelle mani dei Maomettani. L’abbate Mitrato dei Mirditi era potentissimo anche nel civile ed insieme col Principe Doda metteva pronto riparo agli abusi del suo popolo, che s’intromettevano nel paese dal contatto coi i popoli affini come per es. vendette private, alle compensazioni occulte, ecc. ecc. ed era paciere fortunato fra i Mirditi ed i popoli ostili a quelli. Non si ricorda che gli Abbati di Orosci siano stati chè Sacerdoti secolari indigeni dal tempo dell’ occupazione ottomana; l’Abbazia, derubata ed incendiata tante volte dagli invasori, non possiede verun documento storico, ma esistono ancora i ruderi di un grande Monastero nel Mali Scèit(Monte Santo)[27] a qualche distanza sopra la presente residenza dell’Abbate, dove, il popolo dice, abitavono i Monaci Benedettini.

Ora la giurisdizione dell’Abbate dei Mirditi è pressochè nulla, resa tale dalle frequenti liti insorte fra li Abbati stessi ed i Vescovi di Alessio, e la sua influenza va perdendosi ogni giorno anche più, lasciandosi vacante per lunghi anni e spesse volte la stessa Sede Abbaziale. Il suo ultimo Abbate è stato Mons. Gaspare Crasnich, oriundo dall’Archidiocesi di Scopia e morto or sono dieci anni, ed il suo predecessore era l’Abb. Pietro Zarisci di Sappa, ambedue Alunni di Propaganda.

Sotto un valente Pastore i Mirditi si potranno facilmente civilizzare, essendo essi naturalmente d’indole docile, di sentimenti cavalereschi, di costumi casti e di talento svegliato. Tali sono essi tenuti da tutti i popoli circonvicini. Ogni capo tribù è amirato nelle corte di Scutari per la sua naturale facondia, prudenza politica e ferrea energia; ogni pastore nei suoi monti è un poeta nato. Eppure non v’è neppure una scuola in tutta la Mirdita, che conta una popolazione di 25.000 anime incirca. La fede dei Mirditi va perdendo specialmente in questi ultimi anni; le communicazioni col Vescovo di Alessio si rendono per loro ogni giorno più dificili per l’odio che i Turchi nutrono contro di essi. La tradizione ricorda arredi e massacri di Mirditesi che scendevano per affari spirituali dalla Cresta alla residenza Vescovile. Ieri stesso ho avuto notizie che a Calmeti il Governo Turco ha aperta una caserma militare, ed un christiano che, come tutti in quei paesi, portava armi è stato fucilato dai soldati turchi. Dodici sole parrochie per una si numerosa popolazione sparsa fra monti e valli tanto distanti dal loro parroco e dalla loro Chiesa sono troppe poche per la Mirdita;-il suo clero è troppo scarso e non v’è chi s’impegni a trovare e promuovere vocazioni allo stato ecclesiastico: il Vescovo di Alessio è troppo lontano, è troppo fuor di mano ed ha già molto da fare nelle contee di Alessio, è troppo da pensarci all’avvenire di quei nuovi cattolici che già popolano le immense pianure, intorno ad Alessio, per volgere lo sguardo alla montuosa regione dei Mirditi e procurare loro quella felicità e quel benessere spirituale e civile, di qui essi tanto abbisognano.

Quindi, onde premiare la fedeltà inalterabile, di un popolo valoroso, alla Chiesa Cattolica; onde estirpare li abusi che lo invandono e far cessare le ostilità che lo rovinano; onde perpetuargli l’Abbazia di S. Alessandro, rivendicando i suoi antichi diritti su terre e popoli anche furoi dei suoi confini e facendo cessare le discordie intorno fra Abbati e Vescovi riguardo le loro giurisdizioni; onde procurargli con efficacia e successo qella christiana civiltà e quel benessere spirituale e civile, per cui è maturo già da gran tempo e che desidera immensamente; sembra non solo oppurtuno ma anche necessario che la Mirdita abbia nel suo seno un Pastore per suo popolo e pel suo clero che l’Abbazia di S. Alessandro di Orosci sia inalzata in un Vescovado e fatta residenza permanente del Vescove-Abbate dei Mirditi, ridonandogli cosi non solo il suo antico splendore, ma rinvestandolo d’un più grande potere e d’una influenza salutare, che non mancarà di produrre un bene immenso anche nelle altre popolazione vicine.

Diffatti anche le quasi abbandonate parrochie dei monti di Fierza,[28] Iballe, Berischia, Celsa ecc. appartenenti alla Diocesi di Sappa, e quelle di Ksella, Selita e Luria tanto discoste da Durazzo, troverebbero facile accesso al vescovo dei Mirditi loro affini, e da questo una pronta ed ovvia assistenza spirituale, se i Vescovi di quelle Diocesi non volessero impedirne lo smembramento da Sappa e Durazzo per motivi che nessuno potrebbe ora prevedere. E nessun motivo, capace a paragonarsi anche ai singoli motivi un favore all’erezione d’un Vescovado nei Mirditi, potrà opporsi a questo Progetto dal Vescovo di Alessio,[29] e da qualcuno non Mirditese del suo clero. Civilmente la Mirdita è stato sempre superiore ad Alessio e per ragione dei suoi Principi e pel successo delle sue armi, come è universalmente ammesso e mai fino ad ora revocato in dubbio: che sia dunque almeno uguale nell’ecclesiastico! Io, che appartengo alle contee di Alessio, temerei che queste perderebbero della loro forza morale sul Governo locale turco, nella seperazione dei Mirditi da noi; ma questa ragione non riguarda troppo la salute anime, e bisogna che io non la calcoli.

Lasciando quando ho detto in quest’Appendice ed in questa Relazione, colla più perfetta subordinazione, nelle mani di V.Ecc.R.ma, umilmente mi dichiaro

Di V.Ecc.R.ma

Umil.mo Dev.mo Obed.mo

servo

Primo Dochi, Alunno

(APF, SC Albania 43, f. 335 v.-336).

Pasi të gjitha përpjekjet e deriatëhershme për t`u kthyer në Shqipëri kishin dështuar, Doçi vendos që të bëjë një deklaratë lojaliteti përballë qeverisë turke. Me 5 dhjetor 1887 ai i shkruan prefektit të Propagandës kardinalit Giovanni Simeoni se, në rast se do të kthehet do të përmbahet nga çdo deklarim apo veprim që disi do mund të kuptohej si rrezik për rendin publik. Se qeveria e Sulltanit është legjitime. Ai do të respektojë të gjitha udhëzimet e saj dhe se për bashkëvendësit e tij do të jetë shembull si besnik ndaj shtetit e me sjellje të mira. Kardinali lutet që këtë deklaratë lojaliteti t`ia proklamojë qeverisë turke.[30] Në gusht 1888 Doçi pastaj udhëton vetë në Konstantinopojë ku pritet nga ministri për juridiksion dhe kult Cevdet Pasha. Me 17 shtator 1888 më në fund ai merr lejen nga qeveria turke për t`u kthyer në Shqipëri.

            Me këtë Doçi kishte realizuar qëllimin e parë dhe për të dytin ai aktivizohet menjëherë. Me 21 shtator 1888 nga Konstantonopoja i shkruan Propagandës dhe i propozon që Mirdita të largohet nga juridiksioni i ipeshkvit të Lezhës. Pozita e zbrazët e Abatit të Mirditës që nga viti 1875 duhej të plotësohet përsëri. Dhe se ai tashmë kishte kandidatin për këtë post – vetveten. Ai i shkruan sekretarit të Propagandës imzot Domenico Jacobini-t se, Porta për emërimin e tij si Abat ka qëndrim dashamirës.[31]

            Se çka e ka shtyrë Kurinë të miratojë idenë e Doçit dhe mirditasit t`i zgjidhë nga dioqeza e Lezhës mbetet e pashpjeguar. Nuk duhet të ketë luajtur ndonjë rol vendimtar qasja e vështirë në këtë rajon që ipeshkvit të Lezhës ia bënte të pamundur kryerjen e shërbimeve të tij baritore. Këto vështirësi i kishin të gjithë ipeshkvijtë e Shqipërisë Veriore. Njëkohësisht Kuria Romake fillon një nismë që kishte për qëllim përforcimin e ndikimit katolik në Europën Juglindore: më 1886 me Malin e Zi ishte lidhur një konkordat.  Me Serbinë angazhohet – por pa sukses – ipeshkvi Strossmayer për të lidhur një konkordat. Me Bullgarinë bëhen përpjekje në fillim të viteve 90-të mbase për bashkimin kishtar.[32] Një pavarësi kishtare e mirditasve të pastër katolikë në këtë kontekst do të përshtatej mirë, por është e mundur që po ashtu që konflikti i përhershëm me abatët e Mirditës dhe ipeshkvijtë e Lezhës e kishte lodhur Kurinë. Kundërshtimet mes tyre kishin filluar në pjesën e dytë të shek. 17. Ipeshkvijtë e Lezhës përpiqeshin të konfiskonin pronat dhe të ardhurat e Abacisë ose duke e zënë postin e saj me ndonjë anëtarë të familjes së tyre (si bie fjala ipeshkvijtë e shtëpisë Vladagni).[33] Abatët e emëruar nga Roma e kishin vështirë mbase për të filluar me detyrën e tyre. Këto rrethana do të zgjasin pak a shumë deri në kohën Doçit. Me 25 tetor 1888 Papa Leo XIII me dekret “Supra montem Miriditarum”e ngriti Abacinë e Shën Aleksandrit në Orosh në `Abbatia nullius`e me këtë e bën të pavarur nga Lezha. Teksti i dekretit është:

Supra montem Mirditarum extat Abbatia S.Alexandri, quae olim a Patribus Benedictinis regebatur quaeque successivis temporibus clero saecularicommissa est et Alexiensi Episcopo subiecta. Ea hucusque constitit duobus paroeciis S.Alexandri de Orosci et S.Nicolai de Spacci. Inter Mirditas et reliquum popullum Dioecesis Alexiensis per difficilis semper fuit consuetudo etsaepe saepius hostilis, quemadmodum in praesentia adeo ut qui in monte suntdescendere nequent absque gravi anittendae vitae periculo ad spiritualia sua negotia cum Alexiensi Episcopo pertractanda.Ipse vero episcopus, qui in oppido vulgo Calmeti dicto residet, tum propter huiusmodi rationem, tum etiam propter loci distantiam diversamque ilius gentis indolem ac traditiones,  nec valet ut par est spititualibus Mirditarum necessitatibus facile  consulere. Quam omnia SS.mo D.N.Leoni Div.Prop.PP.XIII relata fuerunt ab infrascriptoSacrae Congregationis de Propaganda Fide Secretario in audientia diei 21 huius mensis et Beatissimus Pater omnibus mature perpensis dignatus est praefatam S.Alexandri Abbatiam supra montem Mirditarum instaurare, illam ommnino subtrahere a iurisdictione Episcopi Alexiensis ut plene perfecteque ea sit suo Abbati subiecta, ad Apostolica Sede immediate dependens, et ab ipso Abbate cum iurisdictione quasi episcopati regatur: illiusque limites extendere ita ut praeter duas S.Alexandri et S.Nicilai eidem addantur aliae quinque paraeciae, quae licet sint in diocesi Alexiensi constitutae, tamen in Mirditarum monte existunt. Ipsae autem sunt paroeciae Sanctae Mariae de Nerfandina, S.Demetrii de Calivaria, S.Euphemiae de Ciaffamalit, S.Stephani de Bliniscti, et S. Marci de Fandi, quae omnes uti sunt limitibus circumscriptae a dioecesi Alexiensi distractae Abbatiae S.Alexandri ut supra dictum est adiunguntur simul cum clero, a quo actualiter administrantur et cum omnibus praediis, possessionibus, iuribus et pertinentiis suis ita ut in ipsis habeat Abbas et exerceat per se vel per suos substitutos libere et pacifice omnia et quaecumque quasi episcopalia iura tamquam oedinarius earum. Super his Sanctitas Sua praesens Decretum ipsius Sacrae Congregationis Fidei Propagandae negotiis praepositae expediri mandavit. Contrariis quibuscumque non obstantibus.

Datum Romae di 25 Octobris 1888.

(APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f.250-250 v.)

Kongregacioni i Propagandës me 27 tetor 1888 propozoi si abat nismëtarin e projektit Prenk Doçin. Doçi shugurohet me 4 janar 1889 në `Collegium Urbanum` të Propaganda Fides.

5. Abacia e Mirditës në vitet e parat të pavarësisë së saj

Fillimisht Doçi nga Konstantinopoja udhëton për në Shkodër ku detyrohet të presë dy javë kthimin e guvernatorit të provincës Bahri Pashën.  Ky më në fund me autorizimin e Sulltanit me 28 nëntor 1888 i lëshon një ferman me anë të të cilit njihet zyrtarisht si “udhëheqës fetar i katolikëve të Mirditës”.[34] Në përcjellje të një eskorte të Pashës niset për në Kallmet ku ipeshkvit të Lezhës i shpreh respektin e tij. Pritja atje ashtu si pritej ishte e ftohtë. Malczynski e informon Doçin se ai nuk ishte i gatshëm që të tërhiqej nga juridiksioni i tij mbi famullitë e Abacisë (“essendo i suoi diritti di Vescovo anteriori ai diritti dell`Abbate novello sopra i Sacerdoti della parrochie dell`Abbazia[35]). Nga Kallmeti abati shkon te nëna e tij në Bulgër pastaj për në Mirditë ku atë e presin në kufi Kajmekani Marka Gjoni dhe një kushëri i të internuarit Kapidan Prenk Bib Doda bashkë me një komitet mirëpritës. Doçi më në fund me 11 dhjetor 1888 arrin në rezidencën e tij në Orosh. Atje të gjitha i gjen në një gjendje të mjerueshme. Kisha kishte nevojë për rindërtim, rezidenca ishte e pabanueshme kështu që abati i ri natën e parë në Orosh është dashur gjoja (ishte dhjetor!) ta kalojë në qiell të hapur.[36]

            Doçi fillimisht para vetes kishte dy detyra: ai duhet të vendosej me objekte në Orosh si dhe duhej të depërtonte kundër ipeshkvit të Lezhës i cili, përkundër dekretit papnor, kundërshtonte tërheqjen nga pesë famullitë e Abacisë së Mirditës.

            Abati ia del shpejt t`i ndërtojë objektet në Orosh e si duket kjo duhet t`i ketë sjellë hare. Me përkrahjen financiare të Austro-Hungarisë dhe të Propaganda Fides ishte mundësuar rindërtimi i kishës si dhe rezidenca e abatit të bëhej prapë e banueshme. Për nevoja të tij Doçi kishte mbjellë edhe një vresht rrushi dhe një kopsht me pemë dhe sipas deklarimeve të tij ishte përherë në lëvizje. Siç e njofton sekretarin e Kongregacionit të Propagandës Imzot Domenico Jacobini, ishte nxirë aq shumë nga era dhe dielli sa kur kishte vizituar Shkodrën në fund të majit 1889 shokët nuk e kishin njohur.[37] Raportet e tij me organet turke ishin, siç i shkruan ai me 17 qershor 1889 prefektit të Propaganda Fides kardinalit Giovani Simeoni, të shkëlqyeshme: “Le mie relazioni col governo finora sono ottime… Faccio di tutto per compiacere il Pascià e consiglio continuamente a questo popolo la pace e la dovuta soggezione all`autorità.”[38]

            Me 12 maj 1889 festohet festa e pajtorit Shën Aleksandrit në mënyrë festive. Kishin ardhur shumë njerëz jo vetëm mirditas, por edhe të krishterë dhe myslimanë nga rajonet fqinje. Nga dioqeza e Durrësit erdhën dy kurse nga ajo e Lezhës katër priftërinj në qendër të Mirditës. Me këtë rast Doçi lexon dekretin “Supra montem Miriditarrum” sikurse edhe fermanin e Sulltanit. Kajmekani, pleqtë dhe kleri përpilojnë një falënderim për sulltanin, të cilin abati ia kishte dhënë pashës së Shkodrës me 6 qershor për ta bartur mëtutje.[39]

            Ndërsa raporti me ipeshkvin e Lezhës përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe kalon, të paktën në anën e Malczynskis, në urrejtje të hapur. Në arkivin e Propaganda Fides gjendet një kopje e një letre anonime adresuar Malczynskit e datës 6 nëntor 1888 nga Roma, të cilën ipeshkvi ia kishte dërguar Kongregacionit.[40] Aty flitet për Mirditën si një “Diocesi microscopica”. Ndërsa Doçi aty emërohet si “abbatino, e forse più tardi vescovetto” dhe tërhiqet vëmendja për stilin e jetesës së tij si tejet laike. Në aludim me qëndrimin e tij të detyrueshëm në Amerikë abati paraqitet si prift modern amerikan.

            Pavarësisht nga antipatia personale kundër priftit ambicioz vendor, arsyet e Malczynskit për qëndrim refuzues ndaj Doçit janë të qarta: Ky gëzonte mbrojtje të lartë në Romë dhe kishte përkrahjen e qeverisë turke – te dy nga këto Malczynski nuk i kishte. Abbacia nullius ishte ngritur në koston e dioqezës së tij. Në vitin 1888 ai jo vetëm që ishte detyruar të tërhiqej nga kompetencat për dy famullitë e abacisë së Mirditës Orosh dhe Spaç, porse Lezhës i shkëputen edhe pesë famulli tjera: Ndërfanda, Kalivari, Qafa e Malit, Blinishti dhe Fandi. Pasi Doçi ishte pranuar nga organet turke si prijës fetar i Mirditës, ishte frika se në kompetencën e tij do të kalonin edhe pesë famullitë tjera të Mirditës që gjer më tani ishin administruar nga Lezha.

            Megjithë deklarimet hipokrite mohuese, Doçi vërtetë pretendonte shtrirjen e territorit që kishte nën juridiksionin e tij. Ishte e qartë se ai për këtë do të shfrytëzonte jo vetëm lidhjet e tija romake por edhe mirëbesimin e organeve dhe se vendasit (shtetasit turq) do ta favorizonin si klerik. Territorit të Mirditës i takon edhe 8 famulli që ende nuk ishin nën juridiksionin e Doçit: tri nga ato shtriheshin në dioqezën e Sapës, e pesë prej tyre në dioqezën e Lezhës. Për famullitë që i takonin Sapës (Vigu, Mnela dhe Gojani ose Gomsiqja) marrja e tyre nën juridiksionin e Abacisë së Mirditës nuk paraqiste kurrfarë vështirësie. Ato i janë bashkangjitur Abacisë së Shën Aleksandrit tashmë me 30 shtator 1890, me gjasë në pajtueshmëri me ipeshkvin kompetent.[41] Gjërat ishin ndryshe në dioqezën e Lezhës, ku me humbjen e pesë famullive të Mirditës do t`i mbeteshin vetëm edhe 12 famulli që do të përfshinte praktikisht vetëm pjesën e rajonit të rrafshinës së Zadrimës. Malczynski kishte rezistuar për shkëputjet e vitit 1888 dhe donte që ato t`i lironte vetëm pas mbajtjes së një sinodi dioqezan.[42] Tani edhe më shumë luftonte kundër një gjymtimi të mëtejshëm të dioqezës së tij. Këto pesë bashkësitë kontestuese janë Kaçinari, Shën Gjergji, Ungrejt, Kashnjeti dhe Korthpula të cilat së bashku përbënin bajrakun mirditor Dibrri. `Voivodi, e Capi, e popolazione della tribù di Dibri` tashmë me 24 maj 1889 ju ishin drejtuar Propaganda Fides me pyetjen, pse ata nuk janë vënë në vartësinë e Oroshit se edhe ata janë Mirditorë.[43] Me 4 shtator 1889 ripërsërisin kërkesën e tyre për t`iu bashkangjitur Abacisë së Mirditës me argumentin shtesë se, ata janë në hasmëri me bajraqet tjera të dioqezës së Lezhës.[44] Pasi nga Roma nuk vjen kurrfarë reagimi, ata përpiqen nëpërmjet argjipeshkvit të Shkodrës Pasquale Guerini i cili me 24 korrik 1890 i drejton një shkresë të gjatë Kongregacionit të Propagandës ku bënë me dije se bajraqet e Mirditës kanë të njëjta zakone dhe ligje dhe se ata duhet të jenë bashkë.[45]

            Edhe Kajmekani i Mirditës Marka Gjoni për të njëjtën gjë i shkruan Romës me 11 prill 1891. Ai theksoi se, të gjithë mirditasit janë në vartësinë e një udhëheqësi civil dhe se ata duhet të jenë edhe në vartësinë e një prijësi fetar.[46] Në këtë konflikt përfshihen edhe konsullatat në Shkodër. Përderisa Malczynski i drejtohet konsullatës franceze për ndihmë,[47] pala kundërshtare shpresonte në përkrahjen e Austro-Hungarisë e cila edhe ushtronte protektoratin e kultit mbi katolikët shqiptarë. Në atë kohë si konsull austro-hungarez në detyrë në Shkodër ishte  Richard Hickel. Hickel rastin e trajton me kujdes të madh. Në një raport të 1 marsit 1893 mendonte se në Romë duhej më në fund të merrej një vendim. Ai frikohej se organet turke do mund të ndërhynin në një çështje të brendshme kishtare çfarë patjetër duhej mënjanuar. Ndërsa ndarjen e pesë famullive mirditore nga Lezha e konsideronte si të pamënjanueshme pasi këto po ua ndalojnë hyrjen priftërinjve të dërguar nga Malczynski por edhe vetë këtij hyrjen në territorin e tij. Pas kalimit të famullive, pjesa tjetër e mbetur e dioqezës së Lezhës duhet të ketë një ipeshkëv tjetër. Malczynski duhet të joshet për tërheqje nga Lezha me ofertën për argjipeshkvinë e Shkupit.[48] Megjithatë tërheqja e vëmendjes nga të gjitha anët për ngutësinë e rastit do të zgjasë edhe një vit deri sa Kuria merr vendim. Me 30 mars 1894 pesë famullitë e diskutueshme i ndahen Lezhës dhe i bashkëngjiten Abacisë së Mirditës. Kështu tani nën varësinë e juridiksionit të Doçit ishin 15 famullitë e Mirditës dhe ai ishte vërtetë “capo spirituale dei cattolici della Mirdita”.

6. Raportet e Prenk Doçit për Mirditën

Në qasje të dokumenteve të arkivit të Kongregacionit të Propagandës ndodhen tre raportime të mëdha të Doçit për Mirditën: `Abbazia di S. Alessandro nei Mirditi` e vitit 1888, relacionet e thukëta të vitit 1892 dhe ato diçka më të shkurtra të vitit 1896. Të tre këto përmbajnë material interesant historik si dhe folkloristikë dhe etnografi për një rajon që deri në Kohën e Re kishte mbetur kryesisht i panjohur. Shumica e evropianëve perëndimorë të cilët kishin udhëtuar në Shqipërinë Veriore në pjesën e dytë të shek .XIX dhe fillim të shek. XX kishin bërë një hark rreth Mirditës.

            `Abbazia di S.Alessandro nei Mirditi` nuk është i firmosur nga Doçi mirëpo duke u mbështetur në shkrim është i tij. Përveç kësaj në faqen e fundit kemi një shënim nga Kongregacioni i Propagandës: Albania Dochi Rev. Primo. Notizie sull`Abazzia dei Mirditi. Në faqen e fundit janë të dhëna dy data 20 tetor dhe 26 tetor 1888, kjo e fundit me Reg., sipas gjasave e regjistruar. Nga përmbajtja vihet në përfundim se përpilues ishte Doçi para se të emërohet si abat. `Abbazia` ndahet në katër pjesë: I 1-3 dhe II 1-2 kanë të bëjnë me historinë dhe territorin e Abacisë, III 1-2 me zgjedhjen e abatit dhe IV 1-10 dhe në fund për raportin e Abacisë me Lezhën.

            Relacioni i parë përfundon me 14 mars 1892. Aty kemi shënime hyrëse ku Doçi njofton për “principatën” e Mirditës, kufijtë e saj si edhe një herë për historinë e Abacisë së Mirditës. Ai cek çështjen e bashkimit të pesë famullive të mbetura të Mirditës që ishin ende nën juridiksionin e Lezhës dhe në vetë çështjen e nënvizon neutralitetin e tij. Pikat tjera që Doçi i nënvizon në hyrje janë futja e liturgjisë sllave te katolikët e Malit të Zi dhe lidhja e një konkordati mes Selisë Shenjte dhe Turqisë. Të dy këto Doçi i refuzon. Pjesa qendrore e relacionit u përgjigjet pyetjeve në formë katalogu si duket të shtruara nga Propaganda Fide (1891dhe 1896 nga 55 pyetje). Këtu bëhet fjalë për gjendjen aktuale që Doçi në letrën përcjellëse[49] e vlerëson si të mjerueshme dhe për nevojat e Abacisë: gati të gjitha kishat kanë nevojë të riparohen; të ardhurat në përgjithësi nuk mjaftojnë për t`i mbuluar shpenzimet e nevojshme. Popullatën e Mirditës Doçi e quan inteligjente, luftarake dhe të devotshme por edhe grabitqare dhe të pashkolluar. Kjo e fundit është kështu para se gjithash se në Mirditë nuk ka shkolla (pyetja 27-29). Abati propozon që në Orosh të ndërtohet një shkollë famullie dhe një seminar i vogël për shkollimin e brezit të ri të priftërinjve (pyetja 17). Në Mirditë ka mungesë priftërinjsh (pyetja 30-34). Në relacion gjenden po ashtu të dhëna të sakta për secilën famulli dhe fshatrave në kujdesin e tyre, për numrin e katolikëve si dhe për të ardhurat dhe pronat e famullive. Proporcionalisht i kushtohet shumë kujdes paraqitjes së keqpërdorimeve (obusi) që vërehen te popullata dhe kleri (pyetja 51): Mirditasit shpërfillin vijimin e meshëve, ndërsa festojnë ngjeshur festat tjera, ata nuk rrëfehen më shumë se njëherë në vit, ata nuk i dërgojnë fëmijët për edukim fetar, gjakmarrja dhe plaçkitja është mjaft e përhapur, djemtë dhe vajzat mbase edhe të vejat janë martuar pa pëlqimin e tyre, femrat mbase janë shitur edhe për turqit (d.m.th. myslimanët) dhe për të krishterë të martuar. Konkubinati ishte tejet i përhapur d.m.th. bashkëjetesa e meshkujve me femra pa kurorë. Këtu duhet theksuar se shpesh ndodhte që një burrë kishte disa gra; në shtatë famullitë e Abacisë të asaj kohe 1889 kishte 70 raste konkubinati. Priftërinjtë shpërfillnin edukimin fetar, në raste pagëzimi nuk u përmbaheshin rregullave ceremoniale të parapërcaktuar, disa nuk predikonin të dielave dhe ditë festash. Ata nuk i vizitonin njerëzit në prag të vdekjes dhe nuk mirëmbanin kishat, altarët dhe vendbanimet e tyre. Librat (regjistrat) e kishës ishin në rregull; në asnjë famulli nuk kishte vulë famullitare. Famullitarët lëshonin pa ndonjë arsye të detyrueshme famullitë e tyre edhe në ditë festash, ata merrnin pjesë në mbledhjet politike kështu që u jepnin arsye organeve për dyshime. Si arsye për këtë situatë Doçi akuzon sundimin turk që nuk kujdeset për sigurinë e brendshme dhe për një rend ligjor, paditurinë e popullatës si dhe distancat e mëdha të vendbanimeve nga kishat famullitare – shumë mirditas s`kishin mundësi më shumë se një herë në vit të vinin në meshë. Vendimit e Koncilit të 2-të Kombëtar Shqiptar[50] për mirditasit ishin të panjohura për çfarë fajin për këtë e mban ipeshkvi i Lezhës.

            Doçi pastaj kalon te përpjekjet e tij për t`i luftuar këto parregullsi: tani priftërinjtë u përmbahen rregullave kishtare, ata më as nuk përzihen në çështjet politike. Edhe te popullata ai mundi t`i largojë disa parregullsi. Kështu ai ia del që asnjë vajzë më t`mos i jepet turqve apo të krishterëve të martuar. Me 28 dhjetor 1890 Doçi me ndihmën e Kajmekanit lëshon një dekret që rregullonte çështjet e martesave dhe ato familjare konform rregullave kishtare. Sipas këtij (dekreti) asnjë mirditor nuk guxonte të kishte më shumë se një grua, të merrej për grua e veja e vëllait apo kushëririt apo të martoheshin vajzat e tyre me turqit apo me të afërm të familjes. Fëmijët jashtë kurorës nuk kishin të drejtë trashëgimie. Shkelësit do ekskomunikoheshin, lëçiteshin edhe me largimin e familjes nga fshati. Doçi i tërheq vërejtjen Propaganda Fides se këto masa mund të kenë sukses vetëm atëherë nëse respektohen edhe te fqinjët, ku këtu ai cek shprehimisht pesë famullitë e Mirditës në dioqezën e Lezhës.

            Relacioni i dytë përfundohet me 28 dhjetor 1896. Ndërkohë kishin kaluar katër vite; territori i Abacisë ishte zgjeruar dhe përfshinte tani gjithë Mirditën. Me përjashtim nga ky zgjerim gjendja e Mirditës nuk kishte ndryshuar aq shumë. Dominonte edhe më tej mungesa e priftërinjve – për 15 famulli kishte vetëm 10 priftërinj, kështu që disa nga priftërinj ishin të detyruar të kujdeseshin për famullitë fqinje. Kjo ishte edhe më e vështirë me disa famulli, të cilat ishin aq të mëdha në hapësirë sa detyruan të ndaheshin. Në këtë kontekst Doçi tërheq vëmendjen në atë se, në dioqezën e Lezhës punonin pesë famullitarë që ishin nga Mirdita. Edhe në vitin 1896 nuk kishte shkollë në Mirditë. Popullata ishte tejet e varfër për të themeluar një të tillë dhe për ta mbajtur. Për parregullsitë ai informon edhe më hollësisht se sa në relacionin e vitit 1892. Ai këtu sjell disa informacione shtesë dhe interesante etnografike në kontekstin e zakoneve të dasmave, kumbarisë, festimin e kushtueshëm të festave. Interesant është njoftimi për fajde, nëpërmjet të cilave disa mirditas pasuroheshin në kurrizin e të varfërve. Vështirësitë ekonomike detyrojnë shumë mirditas që të emigrojnë, edhe pse Mirdita do të kishte mundësi të ushqente edhe dy apo trefishin e popullatës që kishte sikur të përdornin tokat dhe malet si dhe sikur pasuritë minerale do të zgjeroheshin (pyetja 54). Në fund Doçi informon për misionin e jezuitëve dhe luftën e tyre të suksesshme kundër gjakmarrjes.

            Relacioni i 1896 paraqet një shtesë të vlefshme për relacionin më të gjerë të 1892.

            Të tre raportet e Doçit për Mirditën në vijim do të riprodhohen pa u shkurtuar. Mënyra origjinale e shkrimit mbetet e paprekur, edhe në drejtshkrimin jo të njëjtë me të madhe e me të vogël. Nënvizimet janë po ashtu edhe në tekstet origjinale.

 

Nga gjermanishtja: Zef Ahmeti, fundi i gushtit 2015.

Redaktor: Kastriot Marku

Ndalohet riprodhimi i këtij përkthimi pa lejen e përkthyesit!


[1]Të drejtat e përkthimit i ka siguruar përkthyesi nga vet autori i shkrimit.

[2] Franz Steiner, Ergebnisse der Volkszählung in Albanien in dem von den osterr.-ungar. Truppen 1916-1918 besetzten Gebiete, Wien/Leipzig 1922, fq. 114.

[3] Hyacinthe Hecquard, Historie et description de la Haute Albanie ou Guégari, Paris, fq. 220-223.

[4] M. WIet, Le docèse d`Alessio et la Mirditie. Extrait d`un mémoire. Në: Bulletin de la Societé de Geographie, Paris 1866, fq. 281-282.

[5] Po aty, fq. 282.

[6] Detailbeschreibung von Albanien. 1. Theil. Nord-Albanien mit den angrenzenden Theilen Dalmatiens und Montenegros. Wien 1900, fq. 130.

[7] Seiner, fq. 108.

[8] Hecquard, fq. 232.

[9] Khs. Peter Bartl. Die Mirditen. Bemerkungen zur nordalbanischen Stammesgeschichte. Në: Zeitschrift für Balkankunde I (1978), fq. 39.40.

[10] Hecquard, fq. 228.

[11]  Për këtë krhs. Bartl, Mirditen, fq. 30-35.

[12] S. Michael Schmidt-Neke, Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912-1939). Regierungsbildung, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat, München 1987, fq. 83-87.

[13] Doçi 1892. Nota lo scrivente.

[14] Detailbeschreibung, f. 130.

[15] Hecquard, f. 224.

[16] Archivo storico della S. Congregazione `de Propaganda Fide` (në vijim APF), NS 94 (1896) Rubr. 109, f. 64-67 v.

[17] AFP, NS 94 (1896) Rubr. 109, f.250-250v.

[18] Fulvio Cordignano, Antichi monasteri benedettini in ALbania, në: La Civiltà cattolica 80, 4 (1929), f. 235-237.

[19] Hecquard, f. 226.

[20] Wiet, f. 284.

[21] Për Krasniqin shiko Bartl, Die Mirditen, f. 37, 47.

[22] Khs. Peter Bartl, Prenk Doçi (1846-1917). Zur Biografie eines albanischen Patrioten, në: Balcanica-Orientalia Monacensia in honorem Rudolphi Trofenik septuagenarii, München 1981, fq. 255-270 (=Münchner Zeitschrift für Balkankunde. Botim i veçantë I).

[23] APF, SC Albania 43, f. 329-336

[24] Konsulli austro-hungarez në Shkodër Theodor A. Ippen cekë në vitin 1907 malin me emrin Kresta („Kurrizi i gjatë i Krestës“): Theodor A. Ippen, Skutari und die nordalbanische Küstenebene, Sarajevë 1907, f. 22. (= Zur Kunde der Balkanhalbinsel. Reisen und Beobachtungen 5). Në hartat moderne nuk kam mundur të gjejë male me këtë emër.

[25] Kallmeti, rezidenca e ipeshkvit të Lezhës.

[26] Nuk kam mundur ta verifikoj autorin dhe veprën.

[27] Mali i Shënjit në hasrtën e Louis (Harta e SHqipërisë 1:200.000. Duke u mbështetur në regjistrimet luftarake austro-hungareze dhe në bazë të regjistrimeve të bëra nga Dr. Herbert Louis me autorizim të qeverisë shqiptare si dhe me shfrytëzimin e hartave italiane dhe franceze. Wien/1925 (në vijim L).

[28] Fierza (në Drin) L. Format e sotshme të emrave të vendbanimeve të cituara në dokumente në vijim do t`i gjeni vetëm në në regjistrin e emrave në fund të këtij punimi.

[29] Ipeshkëv i Lezhës në atë kohë ishte shtetasi ukrainas Francesco Malezynski (1870-1908), një armik intim i Doçit.

[30] AFP, SC Albania 43, f. 815-815 v.

[31] AFP, SC Albania 43, f. 1203-1203 v.

[32] Kështu me 25.2.1893 një Conte Adolphe de Tawicz Smorczewski i paraqet Propaganda Fides një project për bashkim = APF, NS 24 (1893) Rubr.109, f. 507511 v.; me 22.11.1895 arqipeshkvi I Sofjes Roberto Menini I dërgon Kongregacionit të Propagandës njëartikull `Vantaggi pei Bulgari da una eventuale unione religiosa colla Chiesa Romana`, që duhet të ketë qenë e publikuar në një revistë katolike = AFP, NS 69 (1895) f. 887-890.

[33] Khs. konfliktin mes abatit Giorgio Stampaneo dhe ipeshkvit të Lezhës Giorgio Vladagni, me të cilin rast Propaganda Fide është dashur të merrej nga viti 1670 deri në 1686 – AFP, SOCG 465, f.62-62 v. 75-75 v., 80; SOGG 495, f.295-359.

[34] Teskti në turqishte dhe përkthimi në gjuhën italiane APF, NS 94 (1896) Rubr.109, f. 88 dhe 89.

[35] Doçi drejtuar kardinalit Giovanni Simeoni, Orosh 14.12.1888 = APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f. 96-97.

[36] Khs. shiko tregimine Doçit po aty.

[37] Doçi drejtuar Domenico Jacobini, Orosh 18.6.1889 = APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f.118-119v.

[38] Doçi drejtuar kardinalit Simeoni, Orosh 17.6.1889 = APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f.116-117.

[39] Po aty.

[40] APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f. 79-79v.

[41] „Cum per Decretum“= AFP, NS, 94 (1896) Rubr. 109, f. 250 v.

[42]Malczynski drejtuar kardinal Simeoni, Kalmet 1.1.1889= APF, NS 94 (1896) Rubr. 109. f101-101v.

[43] AFP, NS 94 (1896)Rubr. 109, f.109-110 v.

[44] Po aty, f.137-138.

[45] Po aty, f.163-165.

[46] Po aty, f.193-194.

[47] Stefano Pietro X. Azarian, Patriarca di Cilicia drejtuar kardinal Simeoni, Kontantinopojë 29.7.1889 = APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f.123-124.

[48] APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f. 232-233 v.

[49] APF, NS 94 (1896) Rubr. 109, f.423-423 v.

[50] Aktet e Koncilit janë të publikuara. Concilium Albanum Secundum Provinciale sive Nationale habitum anno MDCCCLXXI Pio IX. POntifice Maximo. Romae 1876.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »