Errësira s`e largon errësirën

Apr 20 • Meditimi i ditës

20 maj 2016 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës:Vap 12,24-13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50)

 

Prania e Hyjit

 

Është gjë e mrekullueshme të jesh së bashku me miq, në praninë e tyre.

Kur jam me ty, o Zot, e di se jam në praninë e Krijuesit tim.

Më ke krijuar nga dashuria.

Madje edhe të gjitha fijet e flokëve i kam të numëruara.

Prania jote, o Zot, është gjëja më e madhe në botë.

 

Liria

 

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem me ndjenja frike dhe pritshmëritë çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe të rritjes sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

 

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Gjn 12, 44-50

 

44 Jezusi shpalli:

“Kush beson në mua,

nuk beson në mua,

por në Atë që më dërgoi.

45 Kush më sheh mua,

sheh Atë që më dërgoi.

46 Unë ‑ drita ‑ erdha në botë,

që, kushdo që beson në mua,

të mos mbetet në terr.

47 E, nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia

e nuk i zbaton,

nuk jam unë ai që e dënoj,

sepse nuk erdha të dënoj botën,

por ta shpëtoj botën.

48 Atë që më përbuz mua

‑ e nuk i pranon fjalët e mia ‑

ka kush e gjykon:

fjala që kam thënë:

‑ ajo do ta gjykojë ditën e fundit.

49 Sepse unë nuk fola prej vetvetes,

porse ai që më dërgoi ‑ Ati ‑

Ai më urdhëroi

çka të them, çka të flas.

50 Dhe e di:

urdhri i tij është Jetë e pasosur.

Prandaj, çka them unë,

flas ashtu si më tha Ati

të them.”

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Lufta ndërmjet forcave të dritës dhe errësirës zë pjesën më të madhe në ungjillin e Gjonit. Misioni i Jezusit është i qartë. Ai erdhi prej Atit duke sjellë dritën e dashurisë, e cila konfirmohet në fjalë dhe vepra. Ata që e pranojnë, ecin në dritën e tij, kurse ata që e refuzojnë atë, marrin në thua në errësirë ​​dhe janë të humbur.

– O Zot, dëshira jote e vetëm është që unë të banoj në ty dhe të jetoj në dritë. Shkëlqe në qoshet e errëta të zemrës sime, më sill mua dhe të gjithë të tjerët te plotësia e jetës që na ofron.

  

Bashkëbisedimi

 

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me mirëbesim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllje

 

Faleminderit, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »