Lajmëtar me porosi, shërbëtor me detyrë

Apr 21 • Meditimi i ditës

21 prill 2016 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 13,13-25; Ps 88; Gjn 13,16-20)

 

Prania e Hyjit

 

Ndalem e pushoj një moment

dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Hyji e ndikon mbi mua:

jam i/e krijuar në imazhin dhe përngjasimin e Hyjit; jam vend-banimi i Hyjit…

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

 

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar
E pranoj atë çfarë ndjej realisht.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam në realitet.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 13, 16-20

 

16 “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij as i dërguari më i madh se dërguesi.
17 Pasi tani i dini këto, të lumët ju nëse edhe do t’i zbatoni! 18 Nuk po flas për ju të gjithë. Unë i njoh ata që zgjodha. Por ‑ le të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë: ‘Ai që ha bukën time, e ngriti thembrën e vet kundër meje.’
19 Po jua them që tani,
para se të ndodhë,
që, kur të ndodhë,
të besoni se UNË JAM.
20 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:
kush e pranon atë që dërgoj unë,
më pranon mua,
e kush më pranon mua,
pranon Atë që më dërgoi.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Për të ma shpjeguar marrëdhënien e tij me Atin dhe me mua Jezusi përdor shumë imazhe, flet në mënyra figurative. Do të mendoj se çfarë do të thotë të jesh shërbëtor apo lajmëtar. Edhe unë jam i/e zgjedhur dhe i/e dërguar, më është treguar e dhënë mirëbesimi.

– Jezusi lejon që të ekzistojë dallimi në mes dijes dhe veprimit/zbatimit. Do ta shfrytëzoj këtë kohë në mënyrë që ta thelloj dijen time, që të bëhet ajo pjesë e imja. Edhe unë jam lajmëtar me porosi/mesazh, ashtu siç është edhe shërbëtori me një detyrë. Nuk ulem vetëm pasivisht me disa ide por në mua është bekimi kur e shprehi dashurinë e Zotit në jetën time.

 

 Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllje

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Comments are closed.

« »