Projekti i Zotit: dashuria të mbizotërojë kudo!

Apr 23 • Meditimi i ditës

23 prill 2016 – E shtunë, Shën Gjergji, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 (Leximet e ditës: Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14)

 

Prania e Hyjit

 

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde shëruese.

 

Liria

 

O Zot, dëshiroj që kësaj radhe të përgatitem mirë.

Dëshiroj të jem plotësisht i/e gatshëm, i/e ndjeshëm dhe në dispozicion për ty.

Të lutem, më ndihmo që t`i sqaroj dhe t`i pastroj qëllimet e mia.

Në mua ekzistojnë aq shumë dëshira kontradiktore.

I lejoj vetes që të ngarkohem me sendet që nuk janë të vlefshme dhe që prishen.

E di që nëse ta dorëzoj zemrën time, çkado që të bëj, do ta ndjek zemrën time të re.

Dhe gjithçka kam bërë sot, gjithçka çfarë do të bëj sot,

të gjitha takimet, reflektimet – madje edhe frustrimet dhe ndjenjat e mia,

veçanërisht në këtë kohë të lutjes, në tërë jetën time, mund t`i dorëzoj në duart e tua.

O Zot, jam i yti / e jotja. Bëj me mua çfarë të duash. Amen.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Gjn 14, 7-14

 

7 Nëse më njohët mua,

do ta njihni edhe Atin tim.

Që tani e njihni

dhe e keni parë.”

8 Filipi i tha:

“Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton!”

9 “O Filip ‑ i tha Jezusi ‑ kaq shumë kohë jam me ju e nuk më njohe ende?

Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.

Si thua, pra: ‘Na e dëfto Atin!’

10 Po a nuk beson

se unë jam në Atin e Ati është në mua?

Fjalët që jua them, nuk jua them prej vetvetes:

Ati që banon në mua i kryen veprat e veta.

11 Më besoni mua:

Unë jam në Atin dhe Ati është në mua.

Përndryshe, besoni për shkak të vetë veprave!

12 Përnjëmend, përnjëmend po ju them:

kush beson në mua,

veprat që i bëj unë edhe ai do t’i bëjë.

Madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto,

sepse unë po shkoj tek Ati.

13 Dhe çdo gjë që të kërkoni në Emër tim

do ta bëj

që të lavdërohet Ati në Birin.

14 Nëse do të më kërkoni ndonjë gjë në

Emër tim, do ta bëj.”

 

 Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Si është ndier Filipi kur Jezusi e ka shqiptuar emrin e tij? Si ndihem unë kur Jezusi butësisht pëshpërit emrin tim?- Të kërkosh diçka në emrin e Jezusit do të thotë se Jezusi i mbështet të gjitha kërkesat që janë në përputhje me projektin e Zotit për të mirën e botës. Për shembull, Jezusi do të dëgjoj lutjen time nëse lus që të mund të pajtohem me dikë, ose në qoftë se lus për një dhuratë me zemër mirënjohëse. Zoti e ka një plan që dashuria të mbizotërojë kudo. Kjo ëndërr nuk do të realizohet deri në fund të historisë, kështu që duhet të lus me durim.

 

 Bashkëbisedimi

 

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më ndjell neveri?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

Me besim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përmbyllje

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »