Urrejtja luftohet me dashuri

Apr 30 • Meditimi i ditës

30 prill 2016 – E shtune, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

(Leximet e ditës: Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15, 18-21)

 

Prania e Hyjit

 

Ajo që është pranë meje është diçka që do të më formojë dhe udhëheq.

Mendohem për praninë e Zotit: në mua, ai është gjithmonë këtu, gjithmonë me dashuri,

në mesin e shumë ndikimeve që më rrethojnë dhe prekin.

Ndalem dhe lus që Zoti

të më formojë dhe udhëheq, tani në këtë moment.

 

Liria

 

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem me frikën dhe pritshmëritë çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe të rritjes sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo çfarë Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë të krijuesit tim të mëshirshëm

I shkoj aq sinqerisht sa të mundem ndjenjat e mia të ditës së kaluar:

Ngritjet dhe uljet dhe rutinën në mes, rrjedhën “normale” të ngjarjeve.

A mund të shoh ku ishte Zoti me atë rast në ndjenjat e mia?

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;

Ke ecur dhe vepruar nëpër këtë tokë; ke pësuar të nxehtët dhe të ftohtët.

Koha të cilën e ke kaluar në tokë ka qenë për ty e mbushur me kujdesin për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ringjallur të vdekur; kurse ajo më e rëndësishmja – mua më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Gjn 15, 18-11

 

18 “Nëse bota ju urren,

ta dini se para jush më urreu mua.

19 Po të ishit të botës,

bota do t’i donte të vetët,

e pasi nuk jeni të botës,

‑ pse unë ju zgjodha prej botës ‑

për këtë arsye bota ju urren.

20 T’ju bjerë ndër mend fjala që ju thashë:

nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij.

Nëse mua më salvuan

edhe ju do t’ju salvojnë;

nëse fjalën time e mbajtën,

edhe tuajën do ta mbajnë.

21 E të gjitha këto do t’i bëjnë kundër jush

për shkak të emrit tim,

sepse nuk e njohin Atë, që më dërgoi.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi dëshiron një botë ku do të mbizotërojë dashuria, miqësia dhe bashkimi. Megjithatë, ne ndodhemi në një botë të sundimit, korrupsionit, hakmarrjes dhe përjashtimit. Për të pas guximin për të bërë zgjedhje të saktë duhet të bazohemi fort në miqësinë dhe mbështetjen e Jezusit.

– Askujt prej nesh nuk i pëlqen kur dikush na urren, por na u tha që të mos presim një jetë të lehtë në qoftë se e ndjekim Ai nuk na premton se do të jemi të suksesshëm kur angazhohemi për të vërtetën, por duhet të jemi në dispozicion, besnikë, dhe duhet të dashurojmë. Lufta për dëshminë e ungjillit do të thellojë miqësinë ndërmjet nesh dhe Jezusit. Në këtë jemi së bashku.

  

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja janë duke u zgjuar në mua

ndërsa jam duke lutur dhe medituar Fjalën e Hyjit?

E imagjinoj Jezusin sesi qëndron apo është ulur afër meje

dhe ia hapi zemrën time.

 

Përmbyllja

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash e

përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »